“Dhurata” e Krishtlindjes për Qeverinë shqiptare ka mbërritur nga Xhedah e Arabisë Saudite, ku Banka Islamike për Zhvillim ka miratuar një kredi prej 50 milionë eurosh për ndërtimin e aksit problematik rrugor, Qukës-Qafë Plloçë.
Kredia për Shqipërinë është miratuar më 18 dhjetor nga bordi drejtues i bankës, që ka kaluar në total 1.7 miliard dollarë fonde në formën e kredive për një sërë vendesh, kryesisht afrikane.
Shuma prej 50 milionë dollarësh tashmë do t’i shtohet rreth 187 mln eurove të tjera të shpenzuara deri më tani, sipas të dhënave zyrtare, në aksin rreth 43 kilometra të gjatë.
Aksi konsiderohet një nga gropat e thella të buxhetit të shtetit ndër vite. E nisur që në vitin 2011, rruga që shkurton ndjeshëm distancën Tiranë-Korçë parashikohej që të përmbyllej në vitin 2019, por thuajse tre vite më vonë ajo mbetet ende në fazë ndërtimi. Kryeministri Edi Rama ka fajësuar për vonesat projektimin e keq të këtij aksi.
Në tetor ai postoi një video në rrjetet sociale ku tregonte se po puna për përfundimin e këtij aksi po vazhdon me ritme të shpejta. Projekti fillestar për ndërtimin e kësaj rruge e llogariste atë në rreth 120 milionë euro. Pas ndërhyrjeve dhe ndryshimeve të projektit, shifra u rrit me mbi 60 për qind, duke shkuar në 187 mln euro.
Në gusht të 2020, Ministria e Infrastrukturës njoftoi se për përfundimin e rrugës do të duheshin edhe të paktën 25 milionë euro shtesë financimi për shkak të rrëshqitjeve në shpatin e kilometrit të 8-të.
Me kredinë e marrë nga Banka Islamike për Zhvillim, Qeveria synon që ta përmbyllë këtë projekt brenda vitit 2022, plot 11 vite nga nisja e punimeve për këtë aks.
Rruga pritet që t’i japë një tjetër zhvillim qytetit dhe zonave përreth Korçës, por janë ngritur shqetësime se me përmbylljen e saj do të mënjanohet qyteti i Pogradecit dhe potenciali turistik i tij.
???? shtet i degjeneruar
Nuk do bjeri potenciali turistik i Pogradecit , përkundrazi , duke u bërë më e sigurtë nga aksidentet komplet rruga nga Lini n• Pogradec , kjo zonë do mbushet plot me resorte turistike brenda një kohe shumë të shkurtër .
Nuk do jetë problem që kësaj rruge ti krijohen dy deri tre dalje në drejtim të Pogradec it e Qafë Thanë-Lin .
Këtu do jemi me e pa , veç në mos u shtyftë prap për Kalendat greke si dhe të gllabërojë edhe jo 50, por edhe nja 100 miljon euro të tjera .
Banë ky popull , prandaj mushoi Edi RAMA .
Si e kena nis , gjithë buxheti vjetor nuk do mjaftojë as për me pagu interesat e gjithë këtyre borxheve të pa përgjegjshme .
Ca lesh shqetsime,do e ndihmoje Pogradecin,do i heqe ate super trafik qe asgje e mire nuk i vjen atij qyteti.
Per te terheq turista duhen investime ne Pogradec ,psh,Pogradec -drilone u be? Por jo ne Drilone,perfundon çuditerisht mbi tre km lineare para Drilonit,pse? Duhet te hetoje edhe aty SPAK,se nuk mund ta quash rrugen Pogradec- Drilone,kur nuk eshte deri ne Drilone,duhen hetuar,si jane levruar fondet,sa ja shpenzuar per sa km,e duhen be publike.
Duhen shikuar koncesionet dhe hapesirat e Drilonit se vetem po e shfrytezojne e anembane si Kandahar eshte.
Nuk eshte problemi i anashkalimit te Pogradecit qe shqereson,jane marifetçinjte e mungesa e investimeve,dhe ndertinet kuturu,e qe nuk mjafton te kesh nje liqen te bukur per te terhequr turiste.
“Këtu fillon bukuria,” thoshte i madhi Lasgush,kur zbriste Qafë Thanën. Pamja e liqenit e frymëzonte.
Pogradec – Drilon është një nga rrugët më të bukura, por rruga e vjetër buzë liqenit është më e frekuentuara, është magjia e liqenit !
Rruga Qukës – Qafë Plloçë kam frikë se do mbetet shumë pak e frekuentuar.
Debati për dobësimin e turizmit në Pogradec qëndron,por për një lakror nuk shkohet në Korçë !