Skandali me publikimin e targave, Gonxhja: Nuk ka asnjë lloj cedimi në sistem

27 Dhjetor 2021, 08:45Sociale TEMA

Blendi Gonxhja, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, i ftuar në Dita Jonë këtë të hënë, foli edhe për skandalin e publikimit të targave.

Gonxhja u shpreh se nuk ka asnjë lloj problemi në sistemin e DPSHTRR apo në protokolle. Të dhënat e publikuara, tha ai, janë edhe në mbi 13 institucione të tjera.

“E them me siguri të plotë se nga pikëpamja e sigurisë dhe e të gjithë protokolleve, nga pikëpamja e administrimit të sigurisë të sistemit zyrtar që bashkëadministrohet, që është në pronësi i AKSHI, nuk ka asnjë lloj cedimi. Në raportet që unë kam nuk ka asnjë lloj cedimi nga ana e sistemit apo protokolleve, aspekteve administrative. Kjo jo për të thënë se kjo është një gjë normale.

Unë mendoj se kjo është bërë për t’i dhënë një efekt më të plotë që ky skandal është më i plotë. Mendoj se është përdorur pjesa e targave për të krijuar këtë lloj përshtypje. Mendoj se duhet të jenë dy histori të ndryshme. Shikojmë diferenca të mëdha në listën e dalë për targat, nëse kjo listë merret e mirëqenë siç ka dalë, nuk ka një listë të dytë apo të tretë, ka diferenca të mëdha.

Arsyeja hetimore që mund të jenë të përfshira institucione apo operatorë, subjekte të treta, nuk e di, por ka diferenca të tilla që minimumi mund të jenë 10 deri tani, që të japin të kuptosh që nuk ka lidhje me regjistrin kombëtar. Është një listë e paplotë. Ka të dhëna unike që lidhen me shasinë e mjetin dhe nuk janë në këtë listë. Këto të dhëna i kanë mbi 13 institucione. Mungesa e mjeteve që ne kemi më shumë sesa kanë dalë, janë ato mjete që nuk kolaudoheshin dhe nuk siguroheshin”, u shpreh Gonxhja.

2 komente në “Skandali me publikimin e targave, Gonxhja: Nuk ka asnjë lloj cedimi në sistem”

  1. Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit says:

    Injorant,
    kane dale targat ne shesh dhe po aq te rrezikuara jane edhe patentat. Rrjedhimish jane te rrezikuara te gjitha te dhenat .
    Legen edhe ti si kryeministri jot.
    Nese ne duart e nje mashtruesi bien te dhenat e nje qytetari, ai , pra mashtruesi, fare mire mund te marre pinin e bankes dhe te te beje namin.
    Po s’ke cfare kupton ti nga keto pune. Edhe ti je pjese e mekanizmit te abuzimit, je nje hajdut drejtor si gjithe te tjeret.

  2. Xhevo says:

    Blendi hiqi nga bordi salarjon totaj burin e elisa spiropalit se eshte ladut dhe eshte edhe ne tr borde te tjera.se sh. Elisa mendon per popullin .poshte kusaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje