Epidemiologu: Omicron për tre javë bëhet dominues ndaj Deltës, i rrezikshëm për të pavaksinuarit

25 Dhjetor 2021, 13:56Sociale TEMA

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Epidemiologu në Gjermani, Erion Dasho shpjegoi për Report Tv se Omicron në ndryshim nga delta përhapet me shpejtësi, por nuk tek pacientët e infektuar nuk shfaq komplikacione të rënda.

Dasho tha se agresiviteti i Omicron është rreth 70% më i ulët se variantet e tjera.

“Ky është një variant shumë i ndryshëm nga të parët, ka shumë mutacione në strukturën gjenetike të virusit. Kjo ngre shqetësimet se një variant i ndryshëm mund ti shpëtojë mbulesës imunitare.

Është duke u studiuar sesa do të jetë kjo mbrojtje që ofron imuniteti ndaj varianteve të mëparshme. Është një virus që shkakton më pak komplikacione, më pak shtrime në spital dhe rrjedhimisht më pak vdekje. Vlerësimet e para flasin se të gjithë këto parametër janë rreth 70% më të ulët po të krahasohet me variantin delta.

Është një virus që përhapet më shpejt, por shkakton një klinikë më të lehtë”, tha epidemiologu.

Sipas epidemiologut, varianti Omicron brenda dy-tre javësh do ta zhvendosë variantin Delta dhe do të bëhet dominues në të gjithë botën. Ai tha se Delta do të zhvendoset siç ka ndodhur me variantin bazë të COVID dhe me atë Alpha.

“Varianti delta qarkullon por në shkencën e virologjisë ka një parim që virusi që përhapet më shpejt arrit ta zhvendosë tjetrin nga qarkullimi. Sikur kishim variantin bazë dhe Alpha dominues në Europë, kur hyri delta u bë varianti dominues dhe ishte vala që filli në verë dhe ende vazhdon.

Tashmë besohet se varianti Omicron brenda disa javëve do ta zhvendosë plotësisht varianti delta. Do të kemi variant delta që qarkullon por në një masë shumë të ulët por do të jetë Omicron i cili do të bëhet prodominues”, u shpreh Dasho.

Epidemiologu Dasho e vuri theksin tek vaksinimi, si i vetmi mjet për tu përballur me pandeminë, duke theksuar se Omicron është i rrezikshëm për të pavaksinuarit pavarësisht se nuk sjell komplikacione të rënda tek të infektuarit.

“Me gjithë numrin më të ulët të komplikacioneve dhe vdekjeve që lidhen me Omicron përsëri ngelet një virus i rrezikshëm sidomos për të pavaksinuarit. Dalja e variantit Omicron mbështet dhe përforcon edhe një herë atë thirrje që ne kemi muaj që e bëjmë që çdo njeri që nuk ka kaluar COVID ose që nuk është vaksinuar duhet të vaksinohet sa më shpejt për të mbrojtur veten. Omicron ndonëse ka një rrezikshmëri më të ulet, përsëri shkakton komplikacione dhe humbje jete dhe ende nuk mund të krahasohet me një virozë normale”, vijoi ai.

4 komente në “Epidemiologu: Omicron për tre javë bëhet dominues ndaj Deltës, i rrezikshëm për të pavaksinuarit”

  1. Pak says:

    Vetem Erion Dashon mos e besoni se genjen; ai i ka shpetuar Saliut nga breket kur hengri fasule dhe nga presioni perfundoi ne Gjermani. Lereni mutin se nuk behet pipeq, mut do ngelet.

    1. specialisti says:

      Pak-Nuk e njoh kete doktorrin qe paska folur per variantin e ri te Coronavirusit, por nuk me pelqen fakti se ai i eshte bashkuar turmes se atyre specialisteve qe vazhdojne te alarmojne njerezit per kete virus.
      Varianti Omicron ka vdekshmerine gati zero dhe perhapet shume lehte. Kjo tregon se ketij virusi po i afrohet fundi, pasi edhe ato qe nuk jane vaksinuar, kur infektohen e kalojne semundjen ne formen e nje gripi te lehte, por nga ana tjeter krijojne antitrupat qe gjenerohen prej sistemit imunitar te njeriut. Ne kete menyre behet imunizimi i plote i popullates prej ketij virusi qe na ka mbajtur mbyllur prej gati 2 vjetesh.

  2. Per korrektese says:

    Omikron doli si variant we te shpetoje njerëzimin nga OBSH e korruptuar, nga politikanet idiote dhe te korruptuar, nga media idiote dhe e korruptuar, dhe nga shkaktaret e ketij korrupsioni masiv – Industria farmaceutike qe po gjeneron miliarda duke shfrytezuar pandemine.
    Fut ketu edhe idiotët mes nesh qe bien pre e propagandave konspiracioniste, dhe kemi terreninme te pershtashem qe pandemia dhe rreziku I mbylljes ekonomike te mos na hiqen per nje kohe te gjatë.
    Por shpetimi po na vjen nga vete virusi, i cili nepermjet mutacioneve qe detyrimisht do ndodhin, na dha Variantin Omikron.
    Duke infektuar milliona e miliona njerez, ky variant po behet si vaksinë per keta miliona dhe madje me mire

  3. Pak says:

    Specialsti- te faleminderit per spjegimin e sakte, por une e kam degjuar shpesh ne tv kete person, Erion Dasho dhe mashtron shume, eshte i pa edukate dhe flete jo si mjek apo çfare eshte por si nje rrugaç qe fut friken per çdo gje duke dashur ti politizoje gjerat njesoj se si behet politika ne Shqiperi, megjithese jeton ne Gjermani. Eshte per te ardhur keq dhe mediat shqiptare nuk duhet ti afrojne keto gjallesa qe humane nuk jane dhe humanizmin e perdorin per gjera te tjera. Njerezit kane nevoje sot per pak optimizem dhe rregull, jo tu a besh çdo gje te zeze si shpirti ketij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje