Gjashtë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e koronavirusit Covid-19. Viktimat janë një qytetar nga Tepelena 66 vjeç, një qytetar nga Elbasani 74 vjeç, një qytetar nga Durrësi 77 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 78 vjeç, një qytetar nga Ballshi 79 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 4011 testime dhe kanë rezultuar të infektuar 286 qytetarë.
138 raste pozitive janë në Tiranë, 15 në Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, 9 në Kamëz, 6 në Mallakastër, Sarandë, Gjirokastër, 5 në Vorë, 4 në Shkodër, Lushnje, Korçë, Devoll, 3 në Tropojë, Lezhë, Kurbin, Kavajë, Përmet, 2 në Kukës, Shijak, Krujë, Mat, Tepelenë, Kuçovë, Peqin, 1 në Vaun e Dejës, Malësi e Madhe, Mirditë, Rrogozhinë, Dibër, Libohovë, Kolonjë, Skrapar, Belsh, Gramsh, Librazhd.
Në të gjithë vendin janë 5,201 pacientë aktivë me Covid-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 118 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 349 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 198,833 që nga fillimi i epidemisë.