Brataj: Omicron përhapet më shpejt se Delta, prek më pak nuhatjen dhe shijen

24 Dhjetor 2021, 15:16Sociale TEMA

Prezenca e variantit të ri Omicron në vendin tonë pritet të sjellë një shtim të rasteve të të infektuarve pasi ky mutacion përhapet më shpejt se Delta. Kështu ka deklaruar Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj gjatë një interviste.

Sipas Bratajt simptomat e këtij varianti janë më të ngjashme me gripin.

Komiteti Teknik ka vendosur që nata e ndërrimit të viteve nuk do të ketë kufizime orari, ndaj Brataj ka kërkuar që qytetarët të respektojnë masat. Ndërkohë, apeli kryesor i autoriteteve shëndetësore mbetet vaksinimi anti-Covid.

Brataj: Është e vërtetë që vaksina nuk ndalon infektimin, por shpëton jetën.

Nga fillimi i procesit të vaksinimit në vendin tonë, mbi një milion persona janë vaksinaur me të dyja dozat e vaksinës anti-Covid. Ndërkohë që 136 mijë kanë marrë edhe dozën e tretë.

1 komente në “Brataj: Omicron përhapet më shpejt se Delta, prek më pak nuhatjen dhe shijen”

  1. Ka te drejte says:

    Um, vaksina nuk ndalon perhapjen thote eksperti……..
    …po qe i vaksinuar mba maske…
    …Omicroni jo i rrezikshem, prandaj dozen e 4 dhe te 5-te e me rradhe cdo 4 muaj……lol

    =
    Excuse mua….lol!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje