Dekani fakultetit të Shkencave Spiro Drushku:  Zona e Trajtimit të Mbetjeve është nder i Tiranës

24 Dhjetor 2021, 12:43Sociale TEMA
Dekani fakultetit të Shkencave Spiro Drushku:  Zona e Trajtimit

 “Shumë shpejt pas Vitit të Ri me një grup nga departamenti dhe studentë të masterit, do të shkojmë të vizitojmë këtë qendër që është nderi i Tiranës ku mbetjet sot menaxhohen në mënyrë shkecore”. 

Kështu u shpreh prof. Spiro Drushku dekan i fak. të Shkencave të  Natyres për investimin që shoqëria koncesionare IEBV po realizon në  zonën më të madhe të trajtimit të mbetjeve në vend në Sharrë.

Në emër të fakultetit të shkencave në prani të stafit të pedagogëve ai firmosi një marrëveshje bashkëpunimi me shoqërinë koncesionare Integrated Energy, marrëveshje që do i hapë rrugë një bashkëpunimi të gjerë dhe në shumë fusha midis fakultetit të shkencave dhe IEBV.

Kjo marrëveshje synon të zyrtarizoj dhe të lehtësoj marrëdhëniet ndërmjet Universitetit të Shkencave dhe shoqërisë  koncesionare Integrated Energy (IEBV),  e cila operon në zonën e trajtimit të mbetjeve në Tiranë. Prej këtij momenti studentët do të kenë mundësi të thellojnë njohuritë e tyre të fituara nga studimet, duke rritur dhe mundësinë për punësim.

Prof Spiro Dushku dekani I fakuletit tha në fjalën e tij, se do të ishte me vlerë që  pranë Zonës së Trajtimit të Mbetjeve fakulteti të atashonte dy doktorantë që do të studiojnë menaxhimin e mbetjeve. “IEBV nuk do të ofrojë vetëm  praktikat dhe trajnimin por dhe punësim pranë zonës së trajtimit të Mbetjeve për studentët më të mirë të këtij fakulteti”, tha  në fjalën e saj administratoria e  IEBV znj.Arola Kodra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje