Regjistrimi i dy rasteve të para me Omicron në Greqi ka zënë vend edhe në shtypin grek. “Omicron pushton Shqipërinë”, është titulli i medias greke Cnn.gr.
Artikulli
Regjistrimi i dy rasteve të para të variantit Omicron të Sars-COV 2 u njoftua të enjten nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në kuadër të pandemisë së COVID në Shqipëri. Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli gjatë një konference për shtyp siguroi se për momentin situata epidemiologjike është e qëndrueshme.
Eugena Tomini, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik theksoi se varianti Delta vijon të jetë më dominues.
Ata u bënë thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër COVID, duke kujtuar se të gjithë ata që janë mbi 18-vjeç kanë të drejtë të marrin një dozë përforcuese nëse e kanë bërë dozën e dytë deri në 6 muaj përpara. Silva Bino u shpreh se përqinja e popullsisë së vaksinuar është 40% dhe në dy javët e fundit është shënuar një rritje e vogël.
Te bejne duzen e trete? E ku ta bejne!!!!????Nuk jane te hjithe kryeministra si Rama qe ta bejne!!!!!
Ne per rrethe akoma presin te vijne dozat per cfare fket si papagalle kjo ???!!!!!
Te gjithe keta “ekspertet” bashke me me ate te ministrise se shendetesise, flasin duke perdorur te njejta shprehje te prefabrikuara prej kohesh,e qe bien ndesh me realitetin shqiptar,gje qe te ben te kuptosh sa larg gjendjes reale te pandemise ne Shqiperi jane !!!