Pagërrjedhja, Andi Bushati fajëson SPAK, Baton Haxhiu drejton gishtin nga gjykatat

23 Dhjetor 2021, 21:10Sociale TEMA

Temë diskutimi mes analistëve Andi Bushati dhe Baton Haxhiu në “Shock” ka qenë pagërrjedhja e dytë e publikuar sot për muajin prill, që shoqërohej bashkë me numrat e telefonit për mbi 600 mijë punonjës.

Sipas Bushatit, SPAK duhet të kishte hetuar autorët e “Patronazhistëve” në mënyrë që të parandalohej kjo që ka ndodhur ditët e fundit.

Ai nënvizoi se ka pasur një negilizhencë me qëllim duke qenë se i përfshirë ka qenë kryeministri, Edi Rama dhe Partia Socialiste.

“I kam pasur para syve prokurorët e SPAK dhe u thosha pse nuk shkoni tek AKSH-i. E vërteta është shumë e thjesht, këto të dhëna. Kam qenë i përfshirë në këtë proces dhe nuk donin të hetonin se e dinin se këto të dhëna i dispononin Edi Rama dhe PS”, tha Andi Bushati.

Ndërsa Baton Haxhiu u shpreh se vjedhja e të dhënave personale është bërë për një qëllim dhe kjo gjë duhet hetuar.

“Nuk ka mbetur gjë tjetër për të dalë. Ka ngel vetëm të dalin dosjen e spitalit. Dhimbja më e madhe përveç humbjes së ndërgjegjes në publikimin e tyre, nuk pashë gjykatës që e ndalojnë publikimin. Nuk pashë një mbledhje urgjente të gjykatës”, tha ai.

1 komente në “Pagërrjedhja, Andi Bushati fajëson SPAK, Baton Haxhiu drejton gishtin nga gjykatat”

  1. ANDI BUSHATI ARMAND SHKULLAKU AUTORET says:

    ANDI GJYSHIT KERKONE TE FSHIHET MBAS GISHTIT
    ANDUSHI JE BASHKPUNTORE NE KRIME SE SHPEJTI DO TA GJESH VETEN TE HEKURAT NE REC
    PATRONAZHISTI NUK ESHTE SHKELJE EDHE PS EDHE PD KA PATRONAZHISTE ESHTE SISTEM I VENDEVE TE ZHVILLUARA P JE PJESE E KRIMIT URREJTJA PER EDI RAMEN TE BERI QE DO PERFUNDOSHE NE BURGE .
    NUK TE SHPETONE DOT KURTI KOSOVES KE SHKELUR NE DERRAS TE KALBUR TI DHE SHKULLAKU SE SHPEJTI TE VENDI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje