Nora Malaj: Mos u mërzisni se s’keni lekë, boll e keni edhe një qese të vogël me arra e mollë

23 Dhjetor 2021, 18:39Sociale TEMA

Ish-ministrja e Arsimit, Nora Malaj ka dhënë një mesazh për njerëzit në prag të festave të fundvitit.

Gjatë një interviste, Malaj iu drejtua shqiptarëve duke thënë se nuk duhet të mërziten se kanë pak lekë, pasi kanë “shpirtin e madh”.

Ish-ministrja u shpreh se një dhuratë e vogël është dashuria më e madhe që njerëzit mund t’i japin të afërmeve të tyre.

Ndërsa u bëri thirrje të japin mirësi tek njëri-tjetri, duke shtuar se dashuria vjen vetë.

“Kam një mesazh për ata që na dëgjojnë. Mos u mërzisni se keni pak lekë. Keni shumë sepse keni shpirtin e madh, qoftë edhe një qese e vogël me ca arra, me ca mollë e portokalle për t’i vënë poshtë pemës dhe me një letër për secilin nga fëmijët apo të afërmit tuaj, është dashuria më e madhe që jepni dhe energjia më e madhe për tu thënë: Ju kam në vëmendje dhe të gjitha ditët e vitit të jenë të bukura.

Pandemia na tregoi që nuk jemi të përjetshëm, s’dihet çfarë ndodh. E rëndësishme është të japim mirësinë me njëri- tjetri dhe pastaj dashuria vjen vetë”, tha Nora Malaj

 

5 komente në “Nora Malaj: Mos u mërzisni se s’keni lekë, boll e keni edhe një qese të vogël me arra e mollë”

  1. Tirona says:

    Pse nuk jep ndonje lek Nora te vobekteve?Apo vete lloqe.

  2. Monika hajdute me cizme says:

    Po ty te ka dhene monika ndonje kacidhe?

  3. ce says:

    kjo gjithollog’ja e leshitlikes nuk ka qene ndonjehere ministre arsimi por zv.ministre qe merresh me trafik vizash per ne Amerike per qytetaret hallxhinj qe enderronin Ameriken dhe kjo u siguronte kundrejt shperblimit vizat. eshte akuzuar publikisht nga qytetare nga Amerika se cfare mashtrimi kane pesuar nga gjithollog’ja e Nafije dyvekut te leshelise qe iku per skrap.

  4. ABC says:

    Moral për të varfërit pas dyert e artave.

  5. Mona hajdutja says:

    Gjalle qenka kjo debilja…sikur thane se e qeroi Covidi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje