Në mbledhjen e ditës së sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo theksoi se numri i personave të shtruar në spital në moshë të re është rritur.
‘Numri i personave të shtruar në Covid 1 dhe 3 ëhstë në gjendje të qëndrueshme rreth 140 pacientë. Numri i të shtruar në spital për moshën e re është i rritur dhe 30% i takojnë grupmoshës 19-40-45 vjeçare.
Kategori e njerëzve që janë të shtruar, pjesën madhore e zënë personat e pavaksinuar. Gati në 90% të rastve janë individë të pavaksinuar asnjëherë. Rastet e shtruara në spitale, i takojnë qyteteve të mëdhaj siç është Tirana, Fieri, Durrësi.
Do e mbyll diskutimin me fjalën e një 30-vjeçari që ndërroi jetë dhe para se të ndërronte jetë tha sa keq që nuk u vaksinove.’- tha Çomo.