Omicron mes nesh? Skënder Brataj: Dyshime për praninë e tij, po diskutohen masat

22 Dhjetor 2021, 20:58Sociale TEMA

Shtohen dyshimet për qarkullimin e variantit “Omicron” edhe në vendin tonë. Sinjalet vijnë nga terreni dhe niveli real i sëmundshmërisë në këtë periudhë.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë për A2 se  shumë qytetarë nuk kërkojnë më kryerjen e tamponit dhe as ndihmën e urgjencës, në ditët e para të sëmundjes që ngatërrohet me  gripin.

Mbarë bota po i trembet variantit të ri për shkak të transmetueshmërisë së lartë dhe frikës së kolapsit në spitale.

Komiteti i ekspertëve pritet të mblidhet këtë javë për të diskutuar masat anti-Covid në prag të festave dhe me rrezikun e ri, “Omicron”. Për Bratajn kufizimet shtesë do të ishin të kota nëse nuk zbatojmë masat në fuqi.

Referuar të dhënave zyrtare, ditët e fundit infektimet nga koronavirusi kanë pësuar rritje, situatë që në spitale reflektohet javë më vonë. Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ende nuk ka konfirmim zyrtar nga Gjermania për praninë e Omicron në vendin tonë.

2 komente në “Omicron mes nesh? Skënder Brataj: Dyshime për praninë e tij, po diskutohen masat”

  1. Arzt says:

    Po ç’masa o derzi?! Masa kundër një virusi që as të sëmur e as të ashtus! Kështu është kur bën shefa ca injorantë si ky

  2. enter"" says:

    Omicron eshte si grip i zakoneshem.
    Ne Afriken e jugut tashme cikli Omicron po mbyllet.

    Lerini njerezit te lire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje