Skandali me të dhënat personale, reagon zyra e Komisionerit: Mos i shpërndani, po rëndoni situatën dhe do keni pasoja

22 Dhjetor 2021, 16:13Sociale TEMA

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka reaguar lidhur me skandalin e qarkullimit të një bazë të dhënash të qytetarëve të punësuar në sektorin publik dhe atë privat, shoqëruar me të dhëna të tyre.

Zyra e Komisionerit ka nisur punën për sigurimin e kësaj baze të dhënash dhe për identifikimin e shkeljeve të mundshme, në mënyrë që të ushtrojë detyrimin ligjor dhe kryerjen e veprimeve të domosdoshme për një hetim administrativ kryesisht (me iniciativën e saj) për këtë çështje.

Si edhe në raste të tjera të ngjashme, Zyra e Komisionerit vlerëson se ushtrimi i lirisë së shprehjes dhe të shtypit, kur në objekt të saj ka të dhëna personale, para së gjithash, duhet realizuar duke mbajtur parasysh faktin se “interesi i lartë publik”, dallon nga “interesi për publikun”.

Në këtë kontekst, Zyra e Komisionerit i bën thirrje të gjithë individëve apo subjekteve publike/private që disponojnë këtë bazë të dhënash personale, të mos e transmetojnë, qarkullojnë apo publikojnë duke rënduar situatën në kuadër të pasojave, që mund të vijnë në lidhje me të drejtën për respektimin e jetës private.

Çdo veprim që mund të duket si një “lojë”, në përfundim do të rezultonte si shkelje e ligjit, pasi kemi të bëjmë me një përpunim të paligjshëm të të dhënave personale të shtetasve.

Qarkullimi online apo dhe publikimi në media i të dhënave të qytetarëve rezulton se është një veprim i kundërligjshëm, i papërgjegjshëm dhe i bëhet thirrje organeve mediatike dhe publikut të mos bëhen përhapës të paligjshëm të të dhënave personale.

I drejtohemi opinionit publik që të mos bëhet pjesë dhe të refuzoj këtë përpunim të jashtëligjshëm dhe ta fshij këtë bazë të dhënash.

2 komente në “Skandali me të dhënat personale, reagon zyra e Komisionerit: Mos i shpërndani, po rëndoni situatën dhe do keni pasoja”

  1. Eduart says:

    Kjo loje e ndyre per te terhequr vemendjen nga treshja metà Berisha basha do fundoset si tere shpifjet e tjera ,SPAK po’ troket.

  2. BABALE i PD says:

    KUSH FSHIHET PAS ? KUSH ESHTE AI QE I KA NXJERE KETO TE DHENA ? KY ESHTE PROBLEMI MOS ESHTE BABALE I PD DHE BESOJE QE AI DUHET TE JETE KU ESHTE SHTETI PFOKURORIA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje