Epidemiologu shqiptar në SHBA apelon për vaksinim masiv: Brenda gjashtë javësh do të merrte fund pandemia

22 Dhjetor 2021, 10:10Sociale TEMA

Skënder Murtezani, profesor i mjekësisë klinike në Cornell, New York, vuri theksin te vaksinimi masiv për t’i dhënë fund sa më shpejt pandemisë. Gjatë një interviste që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, epidemiologu tha se rritja e shkallës së vaksinimit në të gjithë botën do të bënte të mundur shmangien e marrjes së vaksinës nga fëmijët.

Duke u ndalur te Omicron që po përhapet në të gjithë botën, doktori u shpreh se frika qëndron te fakti se mund të shfaqet ndonjë variant i ri që mund të jetë rezistent ndaj vaksinave. “Frika më e madhe është nga X, një varianti që do t’i bëjë rezistencë vaksinës. Jam i zhgënjyer nga sistemet e ndryshme. Ekziston frika se mund të dalë një varianti i ri.

Kemi probleme me kapjen e receptorit të qelizës, nëse do të jetë aq gjen i ndryshuar sa nuk do të kapet fare për receptorin. Ata që janë të pavaksinuar janë më të rrezikuar nga të gjithë. Duhet të bëhet shpejt vaksinimi nëse duhet të mbyllet në tërë rruzullin tokësor, për 6 javë do ta fitojmë pandeminë. Nuk është vetëm vaksinimi, dhe mbajtja e maskës, distanca, koha që ky projekt të bëhet.

Nëse do të kishim vaksinim 85 përqind për 6 javë, nuk do të kalonim te fëmijët 5-6 vjeçar. Dhe studimi i fundit të fëmijët nuk kaloi, është ndalur sepse nuk ka pasur sukses. Pse të shkojmë te fëmijët kur mund të vaksinohen moshat e rritura dhe të mbrojmë këtë grup fëmijësh.  Është koha për të cilën do ta shkatërrojmë virusin dhe të mos lëmë krijimin e varianteve të reja.”, tha Murtezani.

1 komente në “Epidemiologu shqiptar në SHBA apelon për vaksinim masiv: Brenda gjashtë javësh do të merrte fund pandemia”

  1. Billi says:

    As keni per ta kap ndonjehere, po mjer njerezia qe eshte e kapur midis jush dhe atyre qe i pergatisin keto koktele kovidesh. Kovidi ekziston por nuk duhet nenvleresuar kur te kap.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje