I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në “Dritare TV”, akademiku dhe pedagogu i universitetit Warwick në Britaninë e Madhe, Andi Hoxhaj ka bërë një analizë të “Open Balkan”. Akademiku Hoxhaj shpjegon arsyet se pse lindi “Open Balkan” dhe çfarë është ky proces dhe përfitimet që ka Shqipëria. Hoxhaj shprehet se përfitimet vijnë në fushën e edukimit, turizmit dhe ushqimit dhe sipas tij do të ketë një rritje të sigurisë ushqimore.
“Lëvizja e lirë nuk krijon asnjë problem sepse po ta shikojmë gjithë BE u përmirësua marrëdhënia për shkak të lëvizjes së lirë pasi sjell bashkëpunime në forma të ndryshme. Folëm për turizmin por ne mund të flasim edhe për marrëdhëniet në fushën e edukimit. Po të shikosh Shqipëria së bashku me Serbinë kanë që nga viti 2014 që investojnë sa i përket studimeve shkencore.
Shqipëria më duket se jep diku te 1 milion euro në vit që i bie që deri sot ka dhënë 7-8 milionë euro, të njëjtën gjë ka bërë edhe Serbia, por Shqipëria nuk ka marrë as edhe një grant nga BE për sa i përket të krijojë studime, kurse Serbia ka marrë dy apo tre. Arsyeja sepse ka pasur një lidhje më të mirë me ekspertë akademikë. Nëse kjo krijon mundësi edhe për palët tona, pse jo?
Nëse do ketë një integrimin dhe kjo na çon ne te goli madhor, që goli madhor është që ne të kemi një integrimin më të ngushtë në BE, atëherë duhet ta pranojmë dhe të jemi të hapur. E kuptoj që është e vështirë, por nëse kemi parë në 30 vjet kjo formula nuk na ka ecur, mendoj që është koha që ne ta rishikojmë.
Ndërsa siguria ushqimore është diçka që BE na e ka kërkuar dhe nëse siguria ushqimore është e unifikuar dhe është në një linjë në gjithë ballkanin mendoj se do të sjellë gjëra pozitive për arsye që edhe neve nëse jemi mbrapa do na duhet që ta rrisim cilësinë ushqimore. Do rritet mundësia që pse jo produktet që të shesësh në gjithë Ballkanin, por kjo do të varet nga fuqia jonë dhe e bizneseve.”, u shpreh akademiku Andi Hoxhaj.
Rama eshte shume i zgjuar , ai e kupton shume mire qe Vuqiq po tall bith en me te….lol