VIDEO/ Rudina Xhunga: Elbasani, plehra, trishtim e zemërim

17 Dhjetor 2021, 18:10Sociale TEMA

Rudina Xhunga denoncoi sot në Dritare Tv gjendjen në qytetin e Elbasanit, qytetit që së fundmi çoi në burg një ish-ministër. Ajo u shpreh:

“Këto kohë kam xhiruar në disa qytete në një cikël emisionesh: Tradita që kthehet në markë.

Veç Korçës që tashmë e dimë që është markë, Gjirokastra është bërë një qytet destinacion. Dhe Shkodra është në atë rrugë. Por qyteti që më trembi ishte Elbasani. M’u duk e pabesueshme ajo që pashë në Elbasan.. E pabesueshme që Kalaja të jetë lënë në atë gjendje. Nëse Korça ka Pazarin e Vjetër që është një mrekulli, Elbasani kështu mund të kishte lagjet e Kalasë. Aty nuk ishte vënë ndonjëherë dorë.

Kisha kohë pa shkuar në Elbasan dhe m’u duk sikur po rikthehesha ne vitin 1997, një kthim në kohë. mDola tek Kalaja për të xhiruar rrugicat dhe po prisja dronin. Dronaxhiu më tha që punonte për ministren Kushi.

Nuk jam e qartë çfarë pune ka ministrja e arsimit, deputetja e Elbasanit të ketë edhe dron, kur e ka gjendjen jashtë kontrollit. Zonjës Kushi, ia kanë marrë peng qytetin, çfarë i duhet droni? Unë do i lutesha kryeministrit Rama që të mos ndalojë vetëm tek Gjergj Luca , por të vazhdojë rrugën deri ne Elbasan. Të bëjë takimin e bashkëqeverisjes te rrugicat që kërkojnë turizmin, në qytetin që praktikisht është lagje e Tiranës.

Aty tani do të gjejë vetëm plehra, trishtim e zemërim. Ne Elbasan pashë zemërim të njerëzve që më ngjanin me kë që i sheh nëpër ato filmat, kur dikë e marrin peng dhe shkon policia e pyet: A ka ndodhur gjë? Dhe i marrin peng dhe nuk flasin se kanë frikë. Ai është i detyruar të mos tregojë.

E njëjta situatë ishte edhe në Metalurgjik.

Ishte një masakër, nuk më besohet 20 minuta larg Tiranës të ekzistojë një vend si të qe Çernobili. Unë shkova në Elbasan aspak për të treguar çfarë po them tani. Shkova për tavën e kosit, ushqimin unik 100% shqiptar që nga tradita mund të kthehet në markë. Po aty pashë që qytetin po e çonin me tavë për skrap, ndaj duhet të beja pak pushim nga tava e kosit e të flisja për çfare pashë” – u shpreh Rudina Xhunga në Dritare TV./dritare.net

20 komente në “VIDEO/ Rudina Xhunga: Elbasani, plehra, trishtim e zemërim”

  1. Aron says:

    Mos te na vije keq, por jemi edhe populli vete qe ne dere e jashte i hedhim plehrat ne cdo vend dhe na duket se na shikojne vetem ne dere e brenda. Kete e kane vene ne dukje edhe te huajt per pastertine e shqiptarve qe jane steril ne dere e brenda, ndersa sapo del nga dera te zesh hundet. Nuk e kuptoj kete mentalitet. Po shikoja nje emisojn me nje nga qytetet Arberesh ne Itali. Ishte si nje parajse nga pastertia dhe mirembajtja, si jashte edhe brenda.

  2. Entoni says:

    Per kete Xhungen e shemtuar thone qe ne mes te Tiranes ka ne pronesi nje SPA qe ushtron prostitucion.

    Sa poshte ke rene si populle. Imolaret na shiten si engjej

  3. Taulant says:

    Pyet Ramen mos e zgjat.
    Kriminelet si kryebashkiaku Sejdini shkaterruan teresisht Elbasanin.
    Njelloj di bastardi i Durresit Dako qe ne 12 vjet kryetar bashkie zhduku Durresin 3000 vjecar.
    Jane te gjitha punet e ndyresires Rama do perendia e semur me ndonje semundje te rende per krimet qe i ka shkaktuar ketij vendi.

    1. inxhinjeri says:

      Taulant-Historia e Elbasanit, ku kam kaluar rinine time dhe vitet e para te jetes profesionale, datojne shume me heret se sa Qeverisja e Rames.
      Keshtu, ne vitet e para te demokracise, kur e gjithe lindja e Europes u hap per kapitalin perendimor, investitore strategjike vershuan per te investuar ne industrite e lena pas dore nga regjimet komuniste.
      Nga shtetet me te interesuara dhe qe zoteronin, jo vetem parate por edhe teknologjine e duhur bashkekohore ishte Italia, qe filloi hulumtimet per te investuar ne oborrin e saj te pasme, sic e quajne ata Shqiperine.
      Keshtu, ne kete kuader, ne Shqiperi kane ardhur perfaqesues te bankave dhe kompanive me te medha italiane te industrise se Celikut dhe kromit, te cilat i kerkuan qeverise se Aleksander Meksit koncensionin e Kombinatit Metalurgjik; me konkretisht uzinen e celikut dhe furrnaltat si dhe Uzinen e Kromit me minjerat perkatese.
      Ne ate kohe, ka ekzistuar nje projekt i paraqitur nga kompanite Tassara-Kinglor, me mbeshtetjen e bankes italiane “Baca Nazionale del Lavoro”, qe se bashku me nje konsorcium britanik i udhehequr nga lordi anglez Selsdom, i paraqiten Qeverise Shqiptare nepermjet ministrit te atehershem Abdyl Xhaja nje plan tedetajuar per ristrukturimin e industrise se kromit e celikut ne Shqiperi.
      Fondi i vene ne dispozicion te ketij projekti per anen metalurgjike shkonte ne me shume se 570 miljon USD.
      Projekti konsistonte ne rivitalizimin e dy furrnaltave dhe te pjeses se furrave elektrike te Uzines se Celikut, si dhe ndertimi i nje uzine petezimesh moderne per prodhimin e llamarinave me permbajtje te larte te kromit. Per te rritur bilancet termike dhe ulur ne maksimum kostot e prodhimit, do perdorej kromi i shkrire qe do merrej nga uzina e kromit ne Elbasan, giza e shkrire e prodhuar ne furrnaltat te cilat do dergoheshin ne Uzinen e Celikut ku do perpunoheshin me tej ne furrat elektrike sebashku me skrape celiku.
      Projekti ishte teper ambicioz, por i realizueshem. Ajo qe vlen te permendet eshte se pagat e metalurgeve shqiptare do te fillonin nga 400 USD ne muaj me nje plan rritje per cdo vit, qe per kohen kur pagat mesatare ne Shqiperi ishin ne nivele te vajtueshme, do te jepte jete ekonomise se qytetit te Elbasanit.
      Qeveria shqiptare, jo vetem qe nuk e mori ne konsiderate kete projekt, por as denjoi ti kthente qofte edhe nje pergjigje formale ortakeve te huaj. Po keshtu, per industrine e kromit shqiptar kane qene te interesuar edhe kompani te stermedha si Mannesmann apo Samancor-i (kjo e fundit zoteronte 55% te tregut boteror te ferrokromeve).
      Perfundimisht, qeveritaret e Berishes, e shkaterruan industrine ne Elbasan, duke ja dhene Uzinen e celikut, nje tregetari turk, Kurumit dhe Uzinen e Kromit nje kompanie te falimentuar italiane sic ishte Darfo.
      Personalisht kam patur nje takim me ministrin Xhaja ne zyren e tij ku e kam paralajmeruar qeverine shqiptare nepermjet tij se dhenia me koncension e Kromit shqiptar nje kompanie qe kishte ardhur ne vendin tone per te vjedhur do ishte gabimi me i madh qe do e conte industrine tone te kromit ne kollaps.
      Zoti Xhaja, nje minister pa kurfare kulture teknike apo njohurish te ekonomise, packa se hiqej si ekonomist i madh, e injoroi kete paralajmerim.
      Rezultati eshte ajo qe tregon ketu zonja Rudina. Qyteti i Elbasanit eshte nje qytet i rrenuar totalisht dhe do te duhen 100 vjet per ta sjelle ne rruge te mbare, nese fillohen menjehere te rivitalizohen ato uzina e fabrika qe kane qene punedheneset me te medha ne kete qytet.

      1. Rebus says:

        Inxhinier,keni shume te drejte ne arsyetimet dhe faktet qe jepni!
        Por e keqja jone si popull qendron nme ate se ne duam me shume partine se sa Shqiperine!
        Se ne duam me shume sundimtarin e partise apo te shtetit se sa demokracine dhe shtetin ligjor!
        E keqja jone eshte akoma me e thelle kur shikojme qe edhe e gjithe media e shkruar dhe televizive eshte e ndare ne dy pjese,ne sherbim kamikaz te pozites dhe opozites,sipas interesave te botuesve te tyre,kur per …POPULLIN nuk pyet njeri!

      2. Tetovari says:

        Shumë i nderuari Inxhinjer fjalen tuj nuk e lun as topi rus, por fatkeqsisht qeverit shqiptare prej viteve 90 e deri sot nuk kan haber per zhvillim ata jan te msuar vetem me vjedh popullin e vet, a ka makeq, zoti i plotfuqisheme e ndergjegjsoft kombin shqiptar, psh nga Zvicra.

  4. Mustafa Kacollja.. says:

    Shume e vertete. Ju lumtë Zonja Rudina që I ngrini dhe I trajtoni problemet kështu. Me vsrtetesi pa politike por si një gazetare qe i dhemb zemra per vendin. Elbasani ka një kala që do ta kishin zili shumë qytete por është lënë në mëshirën e fatit. Se meriton Elbasani këtë sjellje te pa denjë të administratës lokale. Shpresojmë që vërtetë Zoti Kryeministër ti vere ne pune ata që paguan shteti për këtë punë.

  5. Noli says:

    Pse qënka tronditur Rudina?
    Shiko mos je vete e dëshperuar e te duket Elbasani?
    Shkrim i dobet e dashakeqes për Elbasanin.

    1. Ilirjan says:

      Si shqiptare, duhet te na dhimbset cdo cep i ketij vendi. Ne vend qe te mbyllim syte me indiference, te perbuzim shajme, le te mesohemi te tregojme pak dashuri per kete vend. Le te fillojme te mendojme se cfare mund te beje seicili prej nesh praktikisht. E para do te ishte te mos shtojme plehrat… Duke respektuar veten ambjentin è te tjeret.

  6. Beni says:

    Une jam nga Elbasani dhe kam shkuar ne Italie qysh prej 15 vjetesh. Ne kemi nje shtepi me nja 1000 metra ktaror kopesht.
    Kur kthehem nga Italia dhe qendroj 2 jave ne Elbasan me bon pershtypje dy gjana:
    1- Edhe niperit apo vellezerit e mi qe pijne duhan, kur mbarojne paketen e udhin amballazhin ne kopesht ne mes perimesh etj etj. E tmerrshme, ne krah te nje sallade kalbet nje amballazh cigaresh.
    2- Njerzi beshtyjne pa pik kulture ne toke apo edhe ne shtepi apo kopesht… E tmershme.. ne vend qe te nxjerrin nga xhepi nje shami apo leter higgjienike,,,,, ata peshtyjne ne toke dhe kudo.
    Kjo eshte per tu ç’mend. Edhe ne kohen e Enver Hoxhes gjeje parrula mbitoke qe thoshin: mos beshtyni ne toke !

    Kulture e dobet… duhet te filloje edukimi qe nga mosha shkollore e femijve.

    Influenca myslimane eshte e mundshme ne keto lloj sjelljes aspak higjienike.

    Dhe turistet e huaj kur shohin nje gje te tille TMERROHEN !

  7. eli says:

    Ashtu eshte moj moter,ke te drejte!Por duhet te dini qe Elbasani ka kryetar bashkie nje matuf,nje humbameno!Hajde se ne Elbasan eshte fitorja e sigurte dhe fut aty nje kryedebil.

  8. Loreta says:

    Ku ka tave kosi ne Elbasan? Atje mund te gjesh qafe pate, qe besoj te shijoje. Provoje i here, thone Elbansallinjte.

  9. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

    Rudina Xhunga eshte nje gazetare e mire, me karakter, por nuk ka shpetuar dot nga mentaliteti qe kane shumica e shqipëtarëve – qe punën e bën vetëm “I madhi”, se po nuk e bëri ai, nuk e bën njeri.
    Pra Kryeministri duhet te shtroje rrugët ne Tepelenë, Vlorë, apo Dibër, Kryeministri Ben qendren e Korçes dhe Lungomaren, Kryeministri bie ujin ne fshat, dhe na nderton shtepinë e prishur.
    Pra ai eshte si kryeplak fshati, dhe ne jemi banore te nje fshati te madh te quajtur Shqiperi.
    Pra ministri nuk be dot rend ne Elbasan. Deputetja e Elbasanit nuk e ndihmon dot Kryetarin e Bashkise se Elbasanit te bëjë nje projekt per ringjalljen e Elbasanit.
    Vetëm Kryeplak Rama mund ta bëjë. Keshtu mendon edhe Rudina.
    Rama duhet te fuse dy kobure ne brez, dhe te vere rendin duke vrarë banditet.
    Rama duhet te marre diku nja dy makina asfalt te shtroje rrugët.
    Të mbledhe disa gurë skalites dhe te rregullojë Kalanë.
    Ndersa Kryetari i Bashkise se Elbasanit dhe populli i Elbasanit te rrine ne kafene dhe te thone “e rrofsh qe te kemi o kryeplak Rama.”
    Po turp nuk keni të turperoheni?
    Doni te hyni edhe ne Europe me kete mentalitet mesjetar.
    Do me thene, po vdiq Rama, e hengrem ne?
    Po pse nuk thoni ju që ne rrojme kot?
    Po vdiq Rama, do na hajë Saliu. Bo bo, sa mbrapa jemi.
    Natyrisht, eshte nje rrugë per t’u shtruar ne San Francisco, dhe do shkojë Joe Biden ta shtroje, me njerezit e fisit te tij.

  10. 01070809 says:

    Me gjithë respektin per gazetaren besoj se do kete qene me syze te erreta te marra nga nje guzhine e vjeter.Qazim sejdini e mori e elbasanin gropa gropa dhe pleherishtet i ktheu ne lulishte moderne.rruge te reja pallate te suvatuara ndersa kombinati metalurgjik eshte veper e guzhines ndotese.kryetari ri do ndertoj automotoparkun qe se ka asnje qytet tjeter ketu.sa i perket tradites ajo ruhet po jo te guzhinat keqdashese.

  11. Detari says:

    qytet turk cfare pret?

  12. Irma says:

    Ndoshta te gjithe dhe per gjithcka ne Elbasan permendin emrin e Ministres Kushi (perfshire dhe dronaxhiu…) por kjo nuk do te thote qe denoncimi i situates se plehrave ne Elbasan te filloj e te perfundoj me emrin e saj sidomos kur gazetaret profesioniste e dine qe jane struktura te tjera ato qe e kane si pergjegjesi dhe te gjithe qytetaret jane pjese e kesaj pergjegjesie. Shkrimi tjeter besoj do jete pse Ministria Kushi lejon eren e forte te fryje nga Krasta….

  13. Arian Haxhillari Mjek says:

    Une jam lindur dhe rritur ne Elbasan dhe sot jetoj ne USA.
    Jam nje intelektual me profesion mjek, qe u shkollova dhe doja ti sherbeja qytetit tim qe ne fillim por edhe sot e kam pike te dobet qytetin e lindjes.
    E verteta eshte qe me ardhjen e “demokracise” erdhi dhe korrupsioni qe ne kete dite eshte shume i madh, i thelle dhe i komplikuar. Qeverite drejtuese lokale jane satelite te politikes qe behet ne Tirane.
    Edi Rama nuk i ftofet shume per Elbasanin, nuk eshte gje tjeter por mbeshtetes i Balles, ky i fundit i Lales se Elbasanit ( Qazim Sejdiut, Komunist i kohes se Enverit).
    Qazimi e ka rjepur kete qytet deri ne palce. Nuk e la kete qytet te avancoje dhe e mbajti nen dhune administrative si Sulltani ne kohen e Turkut.
    Intelektualet e qytetit u larguan ne Tirane dhe jashte shtetit dhe kurre nuk u perkrahen nga qeveria lokale, perkundrazi u luftuan deri ne fund. Si mjek nuk arrija te kuptoja si ishte e mundur qe zoti Sejdini qe fare qarte dukej qe kisht e semundje Parkinsonit te drejtoje kete qytet?
    Elbasanin e drejtojne grupe mafioze lokale dhe nga lart.
    Faji eshte dhe i joni si intelektuale qe kurre nuk u bashkuam dhe perpjekur fort dhe ngrinim zerin per qytetin tone.
    Edhe drejtuesit e partise demokrarike lokale Aurrel Bylykbashi, Luciano Boci me paraardhes dhe pasardhes nuk bene gje tjeter vetem perkrahen Tiranen.
    Elbasani nuk ka shume mundesi por
    Turizmi eshte e vetmja mundesi per te terhequr te huajt. ( ka kalane , rrugen Egnatia, kisha te bukura perreth)
    Universiteti I drejtuar nga nje “profesor ” i cili e ka te mjegult kualifikimin e ka kthyer vemendjen tek infermieria qe ka per libra vetem perkthimet i tij. dhe jo te gjuhes dhe letersise qe kane qene thelbi i ketij universiteti.
    Metalurgjia u shkaterrua sepse ishte “komuniste”
    Mjeksia eshte ne vend numero sepse nuk ka vizion dhe konkurence.
    Me vjen keq per qytetin tim.

  14. Garipli says:

    elbasanli o sefali shyqyr s‘kena kaurrli me na prish ket rehati se jem mesu si tyrqeli me tepsia sa nje shtepi. Hajde jasha, defin ooo

  15. skamp says:

    Nji shkrim shume kritik e me vlera per te rregulluar jeten ne kete qytet te vjeter e me tradita te mira.Ketij qyteti i duan vetem votat por investime nuk i japin se i duhen Tiranes e Vlores .Si ore vjen per dreka e darka i par i qeverise te Rozafa e peshkut e nuk kthehet e te shikoje kete qytet por vetem perciptazi sa kalon rrdhen.Kudo ka grumbuj plehrash ne rruge.Unazen e pastrojne per tu dukur se do kaloi qeveria per ne Labinot…. Nuk ka asnji aktivitet. Kinemane prishen per pallate parkun Rinia e kane nxjerre jashte funksionit Kane 6 vjet qe Nevojtoret e merkates se stadiumit jane te shkatarruara e askush nuk kujtohet ti ndreqe,tregu i fashatareve behet ne rruge si ne kuhen e zogut vend per shitjen e bulmetit nuk ka e shume te tjera qe nuk numurohen.Per keto shqetsime ish edhe deputeti zones Taulant Balla as i binte ndermend .Qefi tij ishte te shkonte ne fshat se ne qytet e kishte te veshtire te mendonte si qytettar per kete qytet..

  16. diana says:

    Te lumte zonja gazetre Xhunga qe flet kaq hapur e kaq drejte per gjendjen e rende te ketij qyteti.Shiko parkun Rinia si eshte masakrua bejne pallate mes parkut.shiko tregun e qelbur si ne lufte.pse nuk flet ajo gazetarja bryna Kycyku frikacake etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje