Qeveria ka rikthyer në Kuvend nismën ligjore për ndalimin e qeseve plastike, të cilën e kishte depozituar fillimisht në vitin 2020, por që u harrua në sirtarë për shkak edhe të afrimit të zgjedhjeve të përgjithshme. Akti parashikon gjoba të majme për shkelësit, që shkojnë nga 300 mijë lekë të vjetra për përdoruesit deri në 15 milionë për ata që i prodhojnë apo importojnë.
“Së shpejti ne do të marrim edhe një vendim për ndalimin e qeseve plastike për përdorim individual”, deklaroi kryeministri Rama në nisje të legjislaturës së re të kuvendit.
Këshilli i Ministrave ka depozituar për herë të dytë në Kuvend nismën për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike. Projektligji parashikon sanksione të rënda administrative për personat që nuk e respektojnë atë, duke përfshirë nga përdoruesit e thjeshte deri te grosistët.
“Çdo person, që hedh në treg, prodhon, importon apo fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike dënohet me gjobë, në vlerën nga 1 milion deri në 1.5 milionë lekë. Çdo person që përdor në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, dënohet me gjobë në vlerën nga 30.000 deri në 100 000 lekë”, thuhet në projektligj.
shtet kot cdo ligje ne shqiperi shkelet nga kriminelat e ndotjes.. shteti jone eshte shtet hajdutesh