COVID-19, Alimehmeti publikon studimin e fundit: Imuniteti natyror, superior ndaj vaksinave

16 Dhjetor 2021, 12:27Sociale TEMA

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar rezultatet e një studimi çek lidhur me vaksinën anti- Covid dhe imunitetin natyrore që fitojnë të infektuarit.

Sipas gjetjeve të studimit, Alimehmeti shprehet se imuniteti natyror “është qartësisht superior ndaj vaksinave për sa i përket shtrimeve në spital dhe vdekjeve”.

Postimi i plotë:

? “Vëzhgoje thellë natyrën dhe do të kuptosh çdo gjë më mirë”

Cit.: Albert Einstein

? Miqtë e mi, një tjetër studim madhor konfirmon efektivitetin e mbrojtjes nga infeksioni i kaluar COVID-19 dhe nga skema e vaksinimit!

?? Të dhënat e prepublikuara më datë 12 Dhjetor 2021 janë përftuar nga të dhënat zyrtare të mbikqyryra nga autoritetet më të zyrtare të Republikës Çeke:

?? Ministria e Shëndetësisë dhe

?? Instituti i Informacionit dhe Statistikave Shëndetësore

?? Akademia e Shkencave

✅ Në studim është hulumtuar E GJITHË POPULLATA ÇEKE E VAKSINUAR APO QË KA KALUAR INFEKSIONIN DHE NUK ËSHTË VAKSINUAR.

?? Nga popullata totale prej 10.701.077 e Republikës Çeke, deri më 20 Nëntor 2021:

? 6.287.356 individë janë të vaksinuar, dhe

? 1.996.080 individë janë të infektuar më parë.

? Efektiviteti i vaksinave kundër infektimit (PCR pozitive):

? Pfizer (Cominarty):

? 87% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,

? 53% pas 7-8 muajsh nga doza e dytë,

? 92% pas dozës së tretë (Pfizer).

? AstraZeneca (Vaxzevria)

? 83% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,

? 55% pas 5-6 muajsh nga doza e dytë,

? 92% pas dozës së tretë (Pfizer).

? Efektiviteti i imunitetit natyror kundër infektimit (PCR pozitive):

? 97% pas 2 muajsh nga infektimi,

? 90% pas 6 muajsh nga infektimi,

? 83% pas 12 muajsh nga infektimi,

? 72% pas 18 muajsh nga infektimi.

✅ Pra, imuniteti natyror është qartësisht superior ndaj vaksinave për sa i përket infektimit të thjeshtë (PCR pozitive)!

? Efektiviteti i vaksinave kundër shtrimit në spital dhe vdekjes:

? Pfizer (Cominarty):

? 92% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,

? 83% pas 7-8 muajsh nga doza e dytë,

✅ 97% pas dozës së tretë (Pfizer).

? AstraZeneca (Vaxzevria)

? 93% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,

? 82% pas 5-6 muajsh nga doza e dytë,

✅ 97% pas dozës së tretë (Pfizer).

? Efektiviteti i imunitetit natyror kundër shtrimit në spital dhe vdekjes:

? 12.894 individë ndër 1.996.080 janë reinfektuar,

? pra vetëm 0.65% e personave janë reinfektuar,

✅ 100% efektiviteti kundër shtrimit në spital dhe vdekjes

? (Tabela S6 tregon mungesë totale në kolonat e shtrimeve dhe të vdekjeve në rast reinfektimi)

✅ Pra, imuniteti natyror është qartësisht superior ndaj vaksinave për sa i përket shtrimeve në spital dhe vdekjeve!

? Autorët dalin në përfundimet se, përgjatë kohës së studimit, gjetjet e tyre tregojnë:

? Reduktim të përgjithshëm të efektivitetit të vaksinave me kalimin.

✅ Rritje të lartë të efektivitetit pas dhënies së dozës së tretë.

✅ Imunitet natyror shumë të qëndrueshëm dhe të lartë pas infektimit.

? Ky studim madhor në nivel kombëtar i shtohet shumë studimeve të mëparshme që nënvizojnë efektivitetin e lartë të vaksinave, të dozës së tretë dhe të imunitetit natyror pas infektimit.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje