VIDEO/ Drejtuesi i menaxhimit të mbetjeve në Kosovë:  Landfilli i Sharrës më standartet më të larta  në rajon

17 Dhjetor 2021, 14:51Sociale TEMA

Zona e Trajtimit të mbetjeve në Tiranë u vizitua nga përfaqësues të Agjencisë Shtetërore për Menaxhimin e Mbetjeve në Kosove, e cila menaxhon te gjithe infrastrukturën e mbetjeve në shtetin fqinj. Duke qenë se Kosova do të nisë së shpejti investimet në infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve, kjo vizitë kishte si qëllim, inspektimin nga afër të projektit më të madh të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri, që po zbatohet nga shoqëria konçensionare “Integrated Energy”.

Me heret ky grup kishte vizituar edhe lendfillet e Malit te Zi  dhe Maqedonisë së Veriut. Pas vizitës në impiant ekspertët nga Kosova theksuan se Zona e Menaxhimit të Mbetjeve në Tiranë është modeli me i mirë për tu ndjekur dhe për tu zbatuar edhe në Kosovë.

Abdullah Haxhiu, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë  Shtetërore për Menaxhimin e Mbetjeve në Kosovë, i cili kishte vizituar dhe para 4 viteve vend depozitmin e Sharrës, përpara se shoqëria konçensionare “Integrated Energy” të operonte, tha se ndryshimi është i madh dhe se ky investim është i duhuri nga shteti Shqiptar. “Une kam qenë para 4 viteve dhe atëherë kam parë një depozitim jo të mirë një gjendje e rëndë për mjedisin komunitetin dhe stafin që punonte. Unë me thënë të drejtën edhe pse s’jam banor këtu,  pash dicka për të cilën ndidem mire.  Është dicka shumë e mirë që është vendosur nga shteti shqiptar  i cili nis me investimet në pjesën e mbetjeve”

Ndërsa për Përgjegjësin Teknik për Infrastrukturën e Mbetjeve në Kosovë, Inxhinier Edmond Halimi, kjo teknologji bashkëkohore si ajo e përdorur në qelizat punuese apo në kapsulim, duhet të jetë referencë edhe në Kosovë. “Kam ardhur të shikoj punën, të shikoj standartet është bërë një investim i jashtëzakonshëm.Është hera e parë  që marr pjesë në këtë vizitë dhe duke marrë parasysh që të njëjtën punë bëj në Kosovë këtu është bërë dicka e jashtëzakonshmë. Shpresoj që këto përvoja pasi jemi më mbrapa se ju, ti shkëmbejmë dhe në Kosovë”.

Perfaqesuesit e Agjencisë  Shtetërore për Menaxhimin e Mbetjeve në  Kosovë kërkuan që ky shkëmbim eksperiencash me “Integrated Energy” të vijojë edhe në të ardhmen.

5 komente në “VIDEO/ Drejtuesi i menaxhimit të mbetjeve në Kosovë:  Landfilli i Sharrës më standartet më të larta  në rajon”

  1. timmi says:

    JANE IMPIANTE AVANGUARDE.MODERNE DUAN TE BALTOSIN PUNEN E JASHTEZAKONSHME QE ESHTE BERE DUAN PLEHRAT TE MBUSHIN TIRANEN DHE TI HANE PARET VETE .KU ESHTE ABUZIMI KETU? JANE MADHESHTORE ,POR LEFTER KOKA I LSI DONTE PARE PER BOSSIN E TIJ .TE LUMTE KLODIAN ZOTO KE BERE PUNE KOLOSALE .TE GJITHE KETA PLEHRA DONIN PARE NGA TY .SHKONI SHIKONI VEPRAT JANE FANTASTIKE,

    1. Ambasdori Turke pardje ne Shkoder ofendone te gjith Shqiptare pa dallime feje e krahine dhe as nje nga politikanet nuke ragone says:

      Edhe korrupsjoni e kemi më te lartin ne rajone

  2. Engjell says:

    Bravo ikni hani pershesh tani. MERO JE BERE ME KEQCSE FAHRI BALLIU.
    TURP TE KESH
    TE DASHUR LEXUES TE TEMA ONLINE. NUK ESHTE PROBLEMI A ESHTE CILESOR SI INVESTIM APO JO. PROBLEMI ESHTE SA PARA JU JANE VJEDHUR SHQIPTAREVE NE EMER TE KETOJ INVESTIMI.
    DHE JANE VJEDHUR ME DHJETERA MILIONE EURO.
    TURP.
    TURP MERO. TE ESHTE BERE TEMA SI KAZAN PLEHRASH. SA GJYNAH. TERE AJO PENE QE KISHE SI DJALE I RI PERFUNDOI E FELLIQUR NGA DY LEKE QE KE MARRE

    1. Student Horr i dhjetorit says:

      Engjell, po Mero gjithnje ka qene me i poshter se Balliu, nuk eshte bere tani. Kur se ngordhen ne dru protestuesit para Bashkise Tirane ne shkurt 1997 kur doli nga fuoristrada e permbysur e SHIK-t te Gazidedes, mbajeni ne shpine tani Merucin.

  3. Sara says:

    domethene u certifikua nga zyrtari i kosoves standardi nderkombetar!!!
    hajde media hajde, nuk mbulohet hajduteria e Erjones me keto lajme estrade jooooo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje