Epidemiologu Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Dita jonë”, në A2 CNN, i bëri thirrje popullatës që të mos nisë antibiotikët për një virozë stine.
“Shifrat aktuale janë në zbritje, në rritje janë virozat e stinës. Apeloj që të mos nisin menjëherë antibiotikët për një rrufë sepse shumë njerëz e bëjnë këtë gjë. Do të krijojë problem të madh më pas”, tha Alimehmeti.
Në lidhje me Omicron, ai theksoi: “Omicron duket më i lehtë nga pikëpamja klinike. Të shtruarit në spitale në Afrikën e Jugut, shumica nuk janë me oksigjen. Në spitalet tona janë të gjithë me oksigjen, është më e lehtë si sëmundje”.
Sa i përket karantinës që kanë vendosur sërish disa shtete, Alimehmeti theksoi se ato janë të kota: “Nuk zgjidhet me karantinë, por me vaksinim. Ndoshta pandemia do të mbyllet me Omicron, që është i shpejtë në transmetueshmëri”.
Perse ben thirrje,mos merni antibiotik.Perse nuk detyron farmacite te mos japin antibiotik pa recete,ne te kunder te vihen para pergjegjesise.Ne Hollande edhe paretacemoli nuk jepej pa recete pa per antibiotikun nuk diskutohej fare dhe nuk e kerkonte dhe vet pacienti.