Publikimi i rrogave, Qeveria reagon pas skandalit: Ndërhyrje kriminale, është ilegale

22 Dhjetor 2021, 15:16Sociale TEMA

Zëdhënësi i qeverisë, Endri Fuga, reagoi për publikimin e një dokumenti në formatin Excel, ku janë publikuar rrogat e disa qindra mijëra personave, banues në qytete të ndryshme të vendit.

Sipas Fugës, “Analizat paraprake tregojnë qartësisht se nuk ka ndodhur asnjë eksport digjital i databazës së pagave për periudhën janar – prill 2021 në fushat e dokumentit të hedhur në qarkullim. Dokumenti ka një numër të ndryshëm nga personat e deklaruar dhe është bashkim i disa copave të ndryshme”, thotë Fuga.

“Po ashtu databaza digjitale zyrtare e të dhënave të disponueshme nuk e përmban fushën “Emri i Plotë” siç lexohet në këtë dokument ilegal. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur prej rreth një muaji termat e referencës për procedurën e hapur ndërkombëtare të auditimit për efekt të certifikimit me standardet ISO të sistemit informatik të tatimeve, e cila shpallet zyrtarisht javët e ardhshme.

Ndërkohë ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatit denoncimin zyrtar për prokurorinë, në kërkim të zbardhjes së kësaj ndërhyrjeje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”.

Pas skandalit me patronazhistët, me databazën e të dhënave të mbi 900 000 qytetarëve në Tiranë, një tjetër publikim të dhënash ka tronditur opinonin 24 orët e fundit. Një databazë nga Tatimet për emrat, kompanitë dhe pagat e qindra mijë punonjësve në sektorin publik e privat po qarkullon përmes rrjetit WhatsApp. Të dhënat i përkasin pagës së janarit të vitit 2021, 4 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Ndërkohë, sot Prokuroria e Tiranës nisi verifikimin pas kallëzimit të bërë nga një grup qytetarësh lidhur me databazën e Tatimeve për pagat në sektorin publik e privat.

15 komente në “Publikimi i rrogave, Qeveria reagon pas skandalit: Ndërhyrje kriminale, është ilegale”

  1. I habituri says:

    Per cfare duhet gjithe ajo page aq e larte mujore ne vendin tone te varfer,
    shumica e shqiptareve nuk e marin dot as per 12 muaj

    1. Them une says:

      O Zote se çfare Shteti kemi.. Ku as gjë nuk eshte e sigurte as jeta as prona as privasija as dekumentat presonale .. Ju jeni nje tufe hajdutesh as gje me shume .. Ju nuke jeni aty per te sigurue jeten pronate a po privatisine e as kujet por veq per te vjedhure Edi Rame Erdogani Turku Sali Berisha ilir Meta dhe Lulzim Basha duhet te dalin para drejtsise.. se keta horra ne 30 vite per as nje dite nuke kane punuare per te ndertuare shtet ligjore veq per te vjedhure

  2. Dashi says:

    Qeveria, alibeu, meta, berisha, sebashku shume te shqetesuar. Popullit as ja ndjen fare per publikimin e tyre. Nese doli sekreti, vetem hajdutet e kane problem.
    Njerezit e ndershem nuk e fshehin ku jane te punesuar dhe sa hane te ardhurat e tyre.

  3. Vdekja e kalit says:

    E vetmja gjë ilegale këtu është mbledhja e të dhënave, pikë së pari. Ka ligje këtu, si në vende të tjera të europës ku qytetari ka të drejtë që të mbrojë të dhënat e veta dhe këta individë si puna e këtij fugës këtu i cënojnë në dritë të diellit këto ligje, duke i vënë në rrezik qytetarët nëpërmjet ekspozimit të databazave. Dhe të mendosh që për të bërë raportim ndaj korrupsionit duhet të japësh emër mbiemër dhe numër të kartës së identitetit. Po kujt t’ja japësh pa? Këtyre? Mjerë shqipëria

  4. Al says:

    https://govsalaries.com/
    Cdo nen punes shteti ne Amerike e ka pagesën te publikuar taksapaguesit duhet ta dine sa paguajnë secilin

    1. AY says:

      Po privati e ka te publikuar pagen?

  5. Ceni says:

    Qeveria ka bere shume publicitet per dixhitalizimin e e dhenave dhe procedurave ne administrate. Por keto te dhena duhet te jene te sigurta, ne stokim dhe perdorim. Rrjedhja e informacionit te dixhitalizuar eshte me pasoja. Kjo ndodhi duhet te jete kembane alarmi per qeverine, per te ripare dhe ritrajtuar sigurine e te dhenave.

  6. Thelbi I çeshtjes says:

    Ktu çështja esht që Pak veta Jan me rroga të majme kurse shumica e shqiptareve paguhen kacidhe prandaj Ka reguar qeveria SE I Ka Dal zullumi ne shesh

  7. Drejtesia says:

    Cfare tallje! Jane copa te ngjitura thote idioti. Permbajtja eshte e vertete por forma nuk eshte si e jona, thote. Kush i disponon dhe i ka nxjerre keto te dhena, kete na thuaj. Urgjentisht shkarkim dhe ndjekje penale per ministrin apo ministrat respektive. Turp!

  8. Tropojani i shkolluar says:

    kjo ndodh sepse akoma perdoren exel si te ishte database ose me keq access! keto te dokumenta kalojne nga nje kompjuter ne tjetrin si pa te keq ndoshta me email ndoshta ne rrjetin e brendshem. Nje program qendror ku lexohen te dhenat ose editohen vetem nga personat me akses eshte zgjidhja. Rrjedhjet ndodhin ne pergjithesi per shkak te hater mbetjeve ose pushimeve nga puna… dicka teper e perhapur dhe ne bote per fat te keq

  9. Kinezi says:

    Popullit sja ndihen fare Poe bejne per veten e tyre se po dalin rogat e larta qe marin vete, ku ka familje qe nuk ushqejn femijet

  10. Qamushi says:

    Tani te presim cilit do ja ngecin “derrin maç” ne dore e te beje ca muaj burg per kete pune:)

  11. Emigranti says:

    Ne EU emrat e gjithe punonjesve qe bejne deklarim te ardhurave vjetore eshte normale,pse ne Shqiperi duket si shkelje e privatesise….? Mos kemi te bejme me nje histori tjetër me babale,Basha,Berisha,Meta e kompani….SPAK_ u sigurishte qe duhet ta hetoje.

  12. Genti says:

    Puna është se këto paga a janë ato realet apo ato që deklarohen për ti shpëtuar tatimeve dhe taksave. Se sipas kësaj llogjike pagat jo zyrtare duhet të jenë edhe më të larta se te deklaruarat. Shqetësimi nuk janë pagat në vetvete por mos ruajtja e informacionit nga institucionet gjë që diskrediton struktyrat dhe seriozitetin e shtetit. Një skandal i tillë vë në diskutim proçesin e dixhitalizimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje