Baton Haxhiu: Publikimi i pagave, ‘dikush po kërkon revolucion social’

22 Dhjetor 2021, 20:35Sociale TEMA

Gjatë emisionit “Shock” me Bruna Çifligun, analistët Baton Haxhiu dhe Andi Bushati diskutuan mbi daljen e të dhënave të pagave në Shqipëri.

Haxhiu tha që është shqetësuese që diçka krejt private të dalë haptas, dhe se një person që e gjen veten aty nuk e di as kë të fajësoje.

“Këtu është një i çmendur që nuk e ka ditur fare për pasojat, se çfarë do të thotë botimi i tyre. Mos të flas për shtetin që ka dështuar totalisht. Nëse nuk je i përgatitur për digjitalizim, nëse nuk e ke sekretin e ruajtjes së tyre, mos e bëj se nuk je i gatshëm për këtë punë”, tha mes tjerash Haxhiu.

Ai u shpreh që “kjo çfarë ka ndodhur është më shumë se sa traumë” duke shtuar se “nuk di se si ta definoj këtë papërgjegjësi shtetërore dhe individuale”.

“Këtu dikush kërkon njëfarë revolucioni social për shkak të dallueshmërisë”, tha Haxhiu dhe tha se një gjë e tillë nuk do të kalojë pa pasoja.

Pagat dhe numrat e identitetit të mijëra qytetarëve janë publikuar ditën e sotme në disa media online.

Pas ankesës së një grupi qytetarësh për publikimin e të dhënave personale, Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet.

Prokuroria do të kërkojë zyrtarisht në Drejtorinë e Tatimeve dhe Institutin e Sigurimeve verifikim për nxjerrjen e dokumenteve zyrtare.

6 komente në “Baton Haxhiu: Publikimi i pagave, ‘dikush po kërkon revolucion social’”

  1. Tahipi says:

    180 milion ne muaj dhe i qan hallin Shqiperise dhe shqiptareve? Patriot jo shaka. Dhe thone pastaj pse bie ne dashuri Batua me kumanarin

  2. art says:

    He te keqen hidhu pak per shkeljen e te drejtave private se ti e kishe pagen ditore aq sa paga mujore e 2 pastruese. 18 milion ne muaj ose sa paga 40 policve, prandaj ke hallin e revolucionit social ti.

  3. Nes says:

    Baton po ti drejtor marketingu te Spitali Amerikan? Nuk te vjen zor se nga i merrni leket? Nga semundjet e shqiptarve

  4. Elisa says:

    Te gjitha pagat te cilat paguhen nga takspaguest te jene informacion public. Ne mos shuma egzakte, nje varg, game 40,000-60,000
    Kjo ndodh ne shume vende te botes. P.Sh USA. Norvegji etj.

    Te mos vidhen dhe te behen publike eshte tjeter gje, dhe kur shteti i publikon eshte tjeter gje. Perderisa rroga paguhet nga taksepaguesit, ne kemi te drejte te dijme shumen.

  5. Astrit says:

    Me pelqeu fraza e Batonit per revolucionin social. Popujt qe nuk reagojne nga pabarazia sociale meritojne te zhduken nga kjo bote!

  6. klemi says:

    Ore z.baton mos u shqeteso se parate i paguajme ne, ti vetem gjeju vend per ti konsumuar ato. C’jane keto njerez, fare te pa turp, shqetesohen se u doli paga ne publik, a mos vaslle keto jane parate tona qe i vjedhin keto hajdute? Pagat per secilin te punesuar eshte mire te jene gjithnje publike, ashtu sic ishte ne kohen e xhaxhit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje