Ministria e Shëndetësisë raportoi se 2 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit për shkak të Covid-19 në vendin tonë, duke bërë që numri total i viktimave nga pandemia në vend të arrijë në 3180.
Nga 3696 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 343 qytetarë të infektuar, ndërsa 333 të tjerë janë shëruar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.