“Mohamed Alabbar, pronar i Emaar Group vazhdon angazhimin për projektin e portit të Durrësit”.
Kështu është konfirmuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për Albanian Post, mesditën e 23 dhjetorit, pas qarkullimit të lajmit se kjo kompani “është tërhequr nga Porti i Durrësit, nga mediat shqiptare.
Gjithashtu, thuhej se qeveria e Shqipërisë e ka pranuar këtë dorëheqje, ndryshe nga ç’është konfirmuar nga MIE-ja.
EMAAR është një ndër kompanitë udhëheqëse në botë për zhvillime infrastrukturore të tilla.
Mohamed Alabbar u lind në një familje modeste. 35 vjet më pas do të shndërrohej në një nga personazhet më të rëndësishëm të Emirateve, botës arabe dhe biznesit ndërkombëtar. Presidenti i EMAAR Group me afro 130 miliardë USD investime.
Biznesmeni dhe sipërmarrësi global i Emirateve, Mohamed Alabbar, është i njohur si themelues i “Emaar Properties” dhe zhvillues i Burj Khalifa, Dubai Marina dhe Dubai Mall.
“Porti i Durrësit do të jetë Dubai i Mesdheut. Në mbështetje për të do të hapim në bashkëpunim me kompaninë Emaar, një shkollë profesionale në Durrës”.
Kjo është deklarata e kryeministrit Edi Rama nga një takim elektoral në qytetin bregdetar, ku pritet të marrë jetë projekti i madh i portit turistik.
“Do të jetë më i madhi në Mesdhe”, premtoi Rama. “Dhjetëra profesione të reja do të hapen falë tij”.
Sipas kryeministrit, njerëzit më të pasur në botë do të ankorojnë jahtet e tyre në Durrës. Për shkak të kësaj, ata do të kërkojnë edhe shërbime luksi.
Për këto shërbime, stafet duhen trajnuar. Mbi të gjitha, të rinjtë durrsakë dhe të gjithë Shqipërisë.
Mashtrimet e callmave vazhdojne