Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3843 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 319 qytetarë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 1 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 221 janë shëruar.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.