Ndryshe nga gjithë bota, më 31 dhjetor në Shqipëri s’do qarkullojë asnjë virus

23 Dhjetor 2021, 20:40Sociale TEMA

Nga Lutfi Dervishi

Natën e ndërrimit të viteve në Shqipëri, sipas komitetit të ekspertëve, nuk do të qarkullojë asnjë virus, as delta, as omicron! (Ndoshta virusi do të bllokohet në trafik)

Ndryshe nga vendet e tjera si Gjermania, Italia, Britania që kanë shpallur ndalime dhe kufizime, në Shqipëri do të lejohen grumbullimet për festat e fundvitit! Pra saze dhe daulle për festë!

Jam gati të vë bast me këdo se në mesin e Janarit do t’a dëgjojmë më fort “muzikën” e sazeve të fundvitit!

Atëherë do themi: shiko se kjo që po ndodh këtu po ndodh gjithandej! Durim!

2 komente në “Ndryshe nga gjithë bota, më 31 dhjetor në Shqipëri s’do qarkullojë asnjë virus”

  1. Lymi Tutit says:

    Ke shume te drejte !! E gjithe Europa eshte e mbyllur ! Ne shume vende (Info lehtesisht ne shtyp),infeksionet me COVID ,krahasuar me fillim muajin,jane rritur rreth 20-30 % ……… Shume mungese pergjegjesie nga ana autoriteteve shteterore ! Zoti na ruajte. Lymi Tutit

  2. Ladi says:

    Eh ju gazetaret qe dini kaq shume?! Madje edhe me shume se specialistet, komisionet teknike, etj,.
    Ju qe jeni mjeshtra te dijes, gjithologe, mbushur me mllef, cinike, te vegjel, bezdises e zhurmaxhinj te ameshuar, nuk leni rast pa bere si te mençur…
    Kam nje lutje per ju: lerini specialistet te punojne, te marin vendime, te drejtojne, pasi jane profesioniste, madje te zote dhe me shume dinjitet – jo si ju!
    Ju “inteligjentet” qe dini, parashikoni gjithçka: mjaft.
    Festoni me qetesi kete vit te ri dhe lerini njerzit te qete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje