Kadastra legalizon objektet e kultit për Krishtlindje: Në Shqipëri edhe shtëpitë e Zotit ndërtohen pa leje

25 Dhjetor 2021, 11:59Sociale TEMA

Kadastra Shqiptare e ka kthyer tashmë në traditë që, në prag të festive fetare të pajisë me dokumentet e pronësisë objekte fetare. Ndodh kjo sepse shumica e objekteve fetare të të gjitha Komuniteteve fetare, të ndërtuara rishtazi pas vitit 1991, janë ndërtuar pa leje ndërtimi.

Kësaj rradhe, në ditën e Krishtlindjes, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, i ka dorëzuar imzot Angelo Massafres, Ipeshkvi i Dioqezës Shkodrës, certifikatën e legalizimit të Kishës së Koplikut dhe “Muzeut kundër genocidit Shkodër” ndërtuar në marrëveshje me Ministrinë e Kulturës nga Provinca Françeskane, “Zonja Nunciatë”.

Lame tha se “është absurde që shteti shqiptar nuk ka qenë në gjendje që të pajisë me leje që përpara ndërtimit të paktën objektet fetare, duke bërë që të gjendemi përpara nevojës së legalizimit edhe për shtëpitë e Zotit”.

Me kishën e Koplikut dhe muzeun e Franceskanëve, shkon në 162 numri i objekteve të legalizuara të Komunitetit Katolik, ku përmenden kisha, manastire dhe objekte strehimore që kujdesen për shtresa në nevojë.

Kisha e Kplikut u ndërtua tërësisht e re pas vitit 1991.

https://fb.watch/a6IMyPKW3v/

1 komente në “Kadastra legalizon objektet e kultit për Krishtlindje: Në Shqipëri edhe shtëpitë e Zotit ndërtohen pa leje”

  1. rexha 10 says:

    BRAVO zoti LAME .KESHTU BEHEN EDHE ME SERIOZE NDERTESAT E KULTIT .NDERSA PER XHAMITE ,QE NA DOLEN SI KEPURDHAT MBASE SHIUT , DO TI LEGALIZOJE NALTEMADHENIA E TIJE KRYEMINISTERI I ATIJE SHTETI EDVIN RAMA ,MIKU I NGUSHTE I PRESIDENTIT TE TURQISE REXHEP TAIP ERDOGAN. EDHE SE JANE NDERTUAR NE PIKAT ME STRATEGJIKE TE VENDIT .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje