Evitimi i grumbullimeve, arma më e mirë ndaj Covid-19

28 Dhjetor 2021, 11:46Sociale TEMA

Zbatimi i protokolleve anti-covid është më i rëndësishëm sesa ora policore apo kufizimet e bareve dhe restoranteve sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti.  Alimehmeti u shpreh se evitimi i grumbullimeve gjatë kësaj periudhe është arma më e mirë.

“Ora e kufizimit të lëvizjes 23:00-06:00 nuk bën sens,, lëvizja nuk ka pse të kufizohet, nuk ka arsyetim për këtë. Nga krahu tjetër, aktivitetet janë një diskutim tjetër që mbahen apo s’mbahen është çështje e protokollit dhe më e rëndësishmja, grumbullimet.

Nuk ka rëndësi në çfarë ore të ditës apo të natës ndodhin, në momentet që stadiumet janë të mbushura plot, pavarësisht nga situata epidemiologjike do të shohim rritjet e rasteve.

Ndaj çështja është të evitohen grumbullimet, kur nuk i eviton dot se s’ke ç’të bësh, je pjesë e shoqërisë, do hipësh në autobus, vër maskë dhe nëse nuk je vaksinuar, vaksinohu që sot”, tha ai.

Deri më tani ka patur mjaft kategori që kanë qenë skeptike për vaksinimin anti-covid, siç janë dhe personat me astmë, por sipas mjekut ata mund të imunizohen me Pfizer.

“Për astmën në veçanti, vaksinat janë treguar  efikase dhe të sigurta. Vaksina Pfizer është më e studiuara në këtë drejtim sepse ka investuar më shumë, është e sigurtë, mund të përdoret pa asnjë problem”, tha Alimehmeti.

Autoritetet shëndetësore i rikujtojnë punonjësve të administratës, të supermarketeve apo qendrave tregtare të vaksinohen, pasi prej 4 Janarit do t’u kërkohet Green Pass-i ose duhet të testohen çdo javë.

1 komente në “Evitimi i grumbullimeve, arma më e mirë ndaj Covid-19”

  1. Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit says:

    Ore doktor teveqel,
    vendosja e ores policore ne Shqiperi lidhet me deshiren e zjarrte te qeverise qe te raportoje sa me pak krime dhe ky eshte kordinim midis Ficos , pra gruas se ministrit te brendshem dhe Ficos si drejtoreshe e ISHP. Jane motra keto dhe sic thote dhe Sonila Meco , jane komplementare.
    Nese e mban popullsine brenda ne shtepi per 8 ore numri i krimeve do te bjere me siguri.
    Po une cuditem perse ky mjeku/perkthyes del cdo dite ne Tv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje