Rudolf Marku: Hap një dosje në sytë tuaj

28 Dhjetor 2021, 21:16Blog TEMA

Nga Gëzim Basha

Poeti dhe romancieri Rudolf Marku, nje fenomen i madh kulturor— paragon i ekselences njerezore dhe i modelit te intelektualit publik në boten shqiptare—permes Autoritetit te Dosjeve, beri publike dosjen e survejimit të tij nga Sigurimi i Shtetit.

Perndjekja ka nisur kur poeti ishte 21 vjecar, student i letersise ne UT, dhe ka perfunduar ne vitin 1990, kohe kur rregjimi ra ne agoni! 48 bashkepuntore te Sigurimit e kane shoqeruar Rudolf Markun si hije te padukshme duke shkruar rekorde qe e bejne dosjen e tij me rreth 400 faqe.

Në nje moment, hierarket e sigurimit kerkojne shtimin e fondeve financiare per ta vazhduar survejimin qe klasifikohej si Dosje 2A—gati per burgosje. Arrestimi shtyhej ne kerkim te provave per grupazh kunder rregjimit, akuze qe siguronte denim maksimal ose pushkatim.

Larmia e denonciatoreve eshte shokuese! Aty gjen ish studente qe akuzojne professorin e tyre, petagoge qe spiunojne kolegun, kritike letrare “prominente” qe sherbejne si gardiane politike te rregjimit, funksionare te Lidhjes se Shkrimtareve qe lexojne fshehtas korrespodencen e redaktorit te poezise ne Drita….nje peisazh (jo)njerezor qe provon depertimin vertikal dhe kapilar te se keqes ne shoqerine shqiptare.

I vlaget “si veze qefulli” syri i rregjimit e vezhgon Rudolf Markun kudo dhe nga çdo kend, e mban vesh me çimka te instaluara ne shtepine e tij ne Lezhe dhe ne kthinen-papafingo te nderteses se Lidhjes se Shkrimtareve ku ai strehohet pas punesimit ne gazeten letrare Drita, apo ne tavlla cigaresh neper restorante dhe kafene….

Atmosfera eshte aq e zymte sa qe do te depresiononte edhe Franc Kafken me permasat absurde dhe groteske te spiunimit total.

Sfida e pazakonte e Rudolf Markut ndaj shoqerise se sotme shqiptare mund te permblidhet ne nje fjali fare te zakonshme; Hap nje dosje ne syte tuaj! Reagimi ndaj ketij akti varet nga fuqia morale e publikut i cili, i fiksuar pas vaniteteteve te nje mondaniteti primitiv, per fat te keq nuk po ndahet dot prej se keqes.

10 komente në “Rudolf Marku: Hap një dosje në sytë tuaj”

  1. cubi.matjan says:

    Kur nuk di cfare te shkruash, je shoqerisht i detyruar te gatuash mezen me lart servirur…

  2. Nje shok i Delfinit says:

    Mos e ul kaq poshte profesorin o zoti Gezem. Si mond ta quash vetem “nje fenomen i rrallë kulturor— paragon i ekselences njerezore dhe i modelit te intelektualit publik”. Nje njeri kaq i afte qe jua ka hedhur per 30 vite 48 bashkepunetoreve te sigurimit duke punuar vetem ne institucionet e fabrikimit te ideolozise marksiste, e duke u transferuar nga Bugjoni ne mes te Tiranes nuk mund te jete tjeter veçse njke fenomen universal. Ore shoku Gezim thuaji Rudilfit te publikoje CV e punes deri me 1991

  3. Nje shok i Delfinit says:

    GJYSËM TË VËRTETAT E POETIT “DESIDENT” RUDOLF MARKU DHE KËNETA E POEZISË SË KUNËS

    Pse u mor Rudolf Marku me mësuesin nga Hoti, Mark Vuji?!

    Nga K. P. TRABOINI

    Në emisionin televiziv TPZ, Rudolf Marku, një poet që jeton në Londër e laureat i poezisë në Tiranë, i cili kreu funksione si deputet i PD, partisë së Sali Berishës e me vonë sekretar ambasade, solli në publik dosjen e tij, gati 300 faqe, një prej 2 milion dosjeve që komunizmi hapi për shqiptarët, sipas parimit një shqiptar një dosje. E drejtë e tij, por nuk e kuptojmë pse kaq vonë kur i kishte mundësitë më herët kur ishte në funksione të larta. Pse ky tundim kur prej asaj dosje ferr në këmbë nuk i kishte hyrë. Të tjerë ishin ata poetë që u burgosën dhe u ekzekutuan në kohen e diktaturës, ndërsa poetin në fjalë monistët e ngritën në detyrë duke e sjellë nga Lezha, redaktor të poezisë në selinë e Lidhjes së Shkrimtarëve, pra një censor i poezisë në një vend që duheshin njerëz të besuar. Si kështu?! A thua nuk ja kishin lexuar dosjen ata që e sollën në një organ qendror në qendër të vëmendjes politike dhe publike? E pse – të nuk kanë fund. Por “Pse”-ja më e madhe është se si Rudolf Marku sjell në vëmendje publike emrin e Mark Vujit, mësues, pasi që ai ka vdekur, duke folur me përbuzje për ish mësuesin e tij. A i takon këtij poeti laureat i me pompë i Ministrisë së Kulturës të merret me Mark Vujin? Dhe pse? Se i paskan dërguar një poezi për ta analizuar. Dhe ka konstatuar se poezia paska qenë pesimiste. Rudolf Marku përdor termin ekzaminuar. Le të gjykojmë mbi të vërtetën. A ishte vërtete pesimiste apo jo ajo poezi. Mark Vuji si mësues letërsie po thoshte një të vërtetë apo mashtronte për poezinë në fjalë. Në vazhdim të bisedës në TPZ, sikur të kishte harruar çfarë kishte thënë për mësuesin e vdekur, poeti laureat del e thotë se poezia ishte e Migjenit dhe se vërtetë ishte pesimiste. Pra Mark Vuji paska konstatuar të vërtetën poetike. Dhe për këtë të vërtetë përbuzet nga një ish nxënës e me pas koleg i tij. Më duket se këtu mungon logjika e del në krye një tendencë për të poshtëruar të tjerët dhe për të dalë vetë lugë e lame prej një sistemi që i përlloçte ku mundte njerëzit, pa pasur mëshirë për askënd.
    Rudolf Marku të kishte hapur lojën krejt e ti shkonte shpjegimeve deri në fund. Të mos merrej me rastin sporadik e pa asnjë pasojë me Mark Vujin, që poezinë e Migjenit e nxirrte pesimiste, sepse ajo poezi pesimiste është edhe sot e kësaj dite që mësuesi i nderuar Mark Vuji ka vdekur. Rudolf Marku të fliste për miqtë e tij poetë lezhjanë që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Për episodin fatal me veprën 19 të Enver Hoxhës, që poeti tjetër lezhjan mbante nën sqetull dhe Frederik Rreshpja i tha: “Po ti me veprën 19 do të bëhesh poet?” Jo, këto as që i përmendi Rudolf Marku. Nuk tha një fjalë a e thirrën në hetuesi për çështjen e Frederik Rreshpës. Nëse po, çfarë e pyetën e cilat qenë përgjigjet e tij? A u gjend Rudolfi në gjyqin e Fredit në Shkodër? Nëse po, ishte rastësi apo e thirrën? Kush e thirri dhe pse e thirrën, gjithnjë nëse kjo ka ndodh. Mirë është të jepet një shpjegim e jo të flitet për ata që kanë vdekur dhe nuk ka si mbrohen. Të gjithë kemi qenë të përgjuar. Për atë punë ishte Sigurimi i Shtetit. Të mos tregojmë përralla se vetëm poeti Rudolf Marku qenka përgjuar. Se ka edhe çudira për të cilat nuk flasin. Kur e paska pas dosjen një metër, si u emërua redaktor i poezisë në folenë e gjarpërinjve, Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe për fat nuk u burgos. Që të mos ketë keqkuptime duhet hapur gjithçka në publik. Mjaft është spekuluar deri tani me dosjet. Se pari të hapet dosja e procesit gjyqësor të Frederik Rreshpës. Kush e spiunoi në Lezhë dhe kush u thirr në hetuesi si dhe procesverbalet e hetuesisë dhe të seancave të gjyqit e këto të bëhen publike. Atëherë do ta shohim të gjithë tablonë dhe do ti vlerësojmë gjestet kalorsiake të daljes në publik, siç vlerësoi zoti Marçel Hila, ani pse kjo kalorsiadë mbas tridhjetë vjetësh. E vërteta kurrë nuk mund të jetë gjysmë. Ajo, o është e plotë ose nuk është kurrsesi e vërtetë. Gjithsesi emisioni mu duk përsëritje e zbehtë dhe e vonuar e dëshmive të dosjes së Maks Velos, por të paktën i ndjeri Maks Velo kishte bërë burg dhe kishte një motiv më tepër se bindës për të shfaqur të vërteten e persekutimit të vet në publik. Dhe për ti dhënë fund kësaj shfaqje vetanake publike me dosja, ato duhet te hapen pa hezitim dhe të gjitha. Të jenë publike por të mos harrojmë se, së pari duhen hapur arkivat sekrete të agjentëve, sepse dosje kishin edhe agjentët, edhe ata përgjoheshin, nuk i linte njeri të kullosnin azat. Se mund të dalë diku një agjent e të na vërvit si dëshmi të pastërtisë së figurës dosjen që e kontrollonte atë. Edhe spiunët përgjoheshin. Diktatura nuk ja kishte besën askujt. Dhe mos më pyesni pse po tundohem me këtë mesele pa pikë interesi intelektual në TPZ. Ja po shpjegohem për të mos lenë dilema; Frederik Rreshpën e kisha koleg pune në Kombinatin e Drurit në Shkodër, i sinqertë deri në naivitet, shihnim tek ai mësuesin e poezisë së vërtetë mbështetur në ndjesi e jo propaganda banale, por e kisha edhe komshi në rrugën Gjuhadol dhe shoqëroheshim shpesh, ndërsa Mark Vujin e kisha nga Hoti im dhe ne e njohëm për njeri të mirë, i etur për tu mësuar nxënësve dije, me dinjitet e personalitet, të cilin gjithë banorët e Lezhës e respektonin, sepse ne hotjanët, ashtu si dhe lezhjanët nuk i shohim njerëzit me tejqyrën “blurry” të Rudol Markut.

    29 dhjetor 2021

  4. Sajmir Skoda says:

    E si mund te quhet i perndjekur ky Rudolfi qe ka punuar gazetar te Zeri i Rinise dhe ne Lidhjen e Shkrimtareve dhe ka ngritur lart rolin udheheqes te Partise?

  5. Erdogan says:

    Po ju si Pella-Zagare sikur ishit “te Beses”.
    “Strehuat dhe Sakrifikuat” per mbrojtjen e Cifuteve?
    Apo kishit parashikuar qe do ju a futnin me Muze “victimash” te Nazizmit ne Vlores.
    Perse duhet te perhapin propaganden e tyre ne cdo Shtet ne qofte se Hitleri donte ti zbonte nga Evropa ne Palestine?
    Keshtu qe Marreveshja me Anglezet para se te bombardonte Londren,Aresyen nuk e dime.

  6. Agim Lira says:

    Komenti i z.Traboini eshte i kthjellet dhe me duket se shpreh gjithcka. Ndodh keshtu sepse si njeri i drejte dhe i mencur, kerkon te mos ecet me mllefe dhe pas tyre te fshihen ato paudhesi qe pas 30 vite te nxirren habitshem sic ben dhe z.Marku.
    Z.Traboini, ju lutem, dilni me shume ne media. Njerezit e vleresojne penen tuaj.

  7. Lame Duka says:

    PER TE GJITHE ATA QE MERREN SOT ME RUDOLF MARKUN, VLEJNE VARGJET E TIJ TE MEPOSHTME ME TITULL

    “Nje poezi qe duhej shkruar diten e rrezimit te monumentit”

    Nga Rudolf Marku

    Enver Hoxhen e krijuam te gjithe,
    ti zyrtar i larte servil
    qe rrije me frike, qe rrije me tmerr
    qe buzeqeshje prane, qe i aprovoje cdo fjale
    Dhe me vete thoje:
    – A eshte i kenaqur me mua, valle?

    Enver Hoxhen e krijuam te gjithe
    ti poet i himnizimeve marramendese
    qe i perdorje metaforat
    si prostitutat kremin kur bejne makiazh
    dhe pastaj tinezisht ngushelloje veten
    – Sidoqofte, i gjithi nuk u dhashe!

    Enver Hoxhen e krijuam te gjithe,
    ti, punetor i varfer i turnit te trete
    qe besoje
    se uji turbullohet rruges
    se tek burimi, sidoqofte, ka pasterti,
    te kam pare me dhembje uleritese
    se si qaje ne diten e vdekjes se tij.

    Enver Hoxhen e krijuam te gjithe
    Edhe ti qe e urreje kur ishte gjalle
    e megjithate nuk bere kurre atentat;
    kur nje tiran vdes nga nje semundje e natyrshme
    do te thote se vete kombi
    eshte i semure pak.

  8. Nje mergimtar says:

    Sa keq kur Z.Marku flet keq per nje nga mesuesit me te mire te rrethi Lezhe te viteve60-80 te shekullit te kaluar.Ndoshta Marku e di mire pse u largua nga gjimnazi i Lezhes .Natyrisht ishte i ri,i talentuar e me perspektive,por kish dicka morale qe nuk shkonte.Ne fillim te viteve 70-t , grupi letrarreve ne Lezhe me ne krye Ndoc Gjetjen kishin fituar simpatine e lexuesve.Idhulli i tyre ishte Kadareja.Rudolfi e ndonje tjeter ishin aq servile me pushtetaret deri ne peshtirosje.Pozicionet qe Ai pati, nuk treguan qe ndiqej si “kundershtar politik”Deri ne fund nje zvaranik perpara pushtetit.

  9. kujtimi says:

    Gjate fillim viteve ’90 Rudolfin e kam degjuar shpesh, si nje demokrat i “flakte”, por gjithmone kam pasur pershtypjen se nuk eshte i tille, prandaj gjithmone kur e kam degjuar apo lexuar me eshte pershtirosur, ashtu sic edhe eshte ne ne vertete nje njeri si shume ish komuniste qe u bene demokrate te “flakte”.

  10. Rudolfi eshte poet medioker. Ka qene servil i poshtetit dhe per servilizmin e tije eshte shperblyer. Jo per merite. Thjesht nje bythlepires. Keshtu veproji dhe kur erdhi Sala ne pushtet. Vazhdoji zanatin e vjeter. Ka qene dhe spiun i sigurimit te shtetit me kane thene. I ka marre ne qafe nja 2–3 veta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje