Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja e ka cilësuar si vit të konsolidimit të SPAK, 2021.
Në një komunikim me median, Kraja tha se 2022 do të jetë edhe më intensitet më të madh, duke paralajmëruar më shumë rezultate.
“2022 do të jetë një vazhdim me intensitet më të lartë. Shpresojmë që të konsolidojmë përfundimisht BKH dhe pastaj të vazhdojnë me ushtrimin e ndjekjes penale. Rezultate do të jenë në vazhdimësi dhe do të jenë më cilësore”,-deklaroi Kraja.