Kreu i SPAK, Arben Kraja në një komunikim për mediat këtë të mërkurë tha se nuk është në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme skandali me publikimin e të dhënave personave, si pagat dhe targat, të më shumë se 600 mijë shqiptarëve.
Sipas Krajës, nëse në skandalin e publikimit të pagave do të ketë të përfshirë subjekte apo vepra penale që janë në kompetencën e SPAK, patjetër që ky institucion do të përfshihet në hetim.
“SPAK vepron mbi bazë të kompetencave. nxjerrja e të dhënave publike nuk është në kompetencën tonë, po hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Nëse do ketë përfshirje të subjekteve apo vepra penale që janë në kompetencën tonë, patjetër që edhe SPAK do të hetohet”, u shpreh Kraja.