Ngjarjet kriminale në vend, Çela: Ja mesazhi që iu është dhënë prokurorëve

28 Dhjetor 2021, 13:09Kronika TEMA

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, foli për vrasjet e fundit që kanë tronditur vendin, duke thënë se prokurorëve iu është kërkuar që të vlerësojnë maksimalisht ngjarjet e rënda dhe të bashkëveprojnë me SPAK-un.

“Prokurorët kanë pasur mbështetjen të veprojnë në përputhje me ligjin. Kanë pasur mbështetjen e të gjitha strukturave, jo vetëm të Prokurorisë së Përgjithshme, por edhe strukturave të Policisë së Shtetit.

Me gjithë vështirësitë që kemi sot për sa i përket përballimit të ngarkesës, mesazhi që iu është dhënë prokurorive është që të vlerësojnë maksimalisht ngjarjet e rënda, ngjarjet që kërkojnë një angazhim të një niveli tjetër.

Patjetër në të gjitha rastet e rënda ka nevojë për një bashkëveprim me SPAK për të vlerësuar elementët e krimit të organizuar. Ju siguroj se prokuroria vazhdon të kryejë plotësisht funksionet e veta kushtetuese dhe ligjore”, tha kryeprokurori Çela.

2 komente në “Ngjarjet kriminale në vend, Çela: Ja mesazhi që iu është dhënë prokurorëve”

  1. Pak says:

    Qe kur eshte zgjedhur krieprokuror, vetem tre e kam pare ne publik tv kete njeri; fle mbi dafina krieprokurori.

  2. Asd says:

    Po pra… Ky nuk rri kot. Ka tre vjet ne krye te prokurorise dhe ka dhene dy here te njejtat udhezime. Udhezimi i trete pritet nga fundi i mandatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje