Akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten dhe dy fëmijët, arrestohet polici në Tiranë

28 Dhjetor 2021, 10:42Kronika TEMA

Një punonjës policie në Tiranë është vënë në pranga nga drejtoria Rajonale e SHÇBA, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Në pranga është vënë A.T., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë.

Sipas policisë, arrestimi i tij u krye mbi bazën e kallëzimit të bashkëshortes dhe dy fëmijëve për dhunë fizike e psikologjike, në kohë e periudha të ndryshme prej disa vitesh.

“Po kështu, në dhunën e ushtruar ndaj tyre ka dyshime se punonjësi i policisë ka përdorur edhe armën e shërbimit. Mbi bazën e të dhënave të administruara, janë kryer veprimet e para hetimore dhe është arrestuar në flagrancë punonjësi i policisë A.T. për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”, bën të ditur policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje