“Erdha si turist”, shqiptarit i zbulohet rastësisht ‘shtëpia e barit’ në Britani

27 Dhjetor 2021, 11:08Kronika TEMA

Një 45-vjeçar nga Shqipëria i identifikuar si Flamur Shera është arrestuar nga policia në Britaninë e Madhe. Mediat vendase raportojnë se Shera u arrestua pas kontrolleve nga policia, ku u zbulua një banesë e shndërruar në laborator për prodhimin e drogës.

Autoritetet kishin zbuluar se në Coventry një shtëpi furnizohej me energji elektrike në mënyrë të jashtëligjshme. Kur kishin shkuar për të ndërprerë linjën e jashtëligjshme, aty kanë gjetur Flamur Sherën dhe laboratorin e kanabisit.

Shera teksa pa policët tentoi të largohej nga dera e pasme, por u arrestua. Kontrollet e policisë zbulua dhoma të mbushura me kanabis, ventilator, ndriçues dhe sistem vaditjeve.

Ku u mor në pyetje nga oficerët e policisë shqiptari deklaroi se ai kishte shkuar në Britani si turist në Korrik. Më pas ai kishte rënë në kontakt me një shtetas rumun dhe ai i kishte dhënë 1000 Paund si paradhënie për një punë në ndërtim që do të niste në muajt në vijim.

Duke qenë se puna nuk nisi kurrë, atij iu kërkua që paratë e marra t’i shlyente duke u kujdesur për bimët narkotike në ‘shtëpinë e barit’. Në fund shqiptari u dënua me 12 muaj burgim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje