Ekzekutimi në Peqin, vëllai i viktimës vrau 44-vjeçarin 6 muaj më parë

27 Dhjetor 2021, 10:25Kronika TEMA

Hakmarrja duket se është motivi i vrasjes së 35-vjeçarit Albi Bashaliu mëngjesin e sotëm në Peqin.

Raportohet se 6 muaj më parë, vëllai i viktimës, Leonard Bashaliu 36 vjeç vrau me armë 44-vjeçarin Ylber Xhahysa. Ngjarja ndodhi më 8 Qershor 2021 në Peqin.

Leonard Bashaliu u arrestua menjëherë pas krimit dhe pranoi autorësinë. Ai u tha hetuesve se krimi kishte ndodhur për një ngjarje të para 5 viteve, kur sipas pretendimit të tij, Ylber Xhahysa e kishte goditur me grusht.

Ndërkohë sot, 6 muaj më vonë, u ekzekutua me armë vëllai i Leonard Bashaliut, Albi Bashaliu 32 vjeç. Rrethanat e vrasjes së 32-vjeçarit janë të paqarta. Theksojmë se nuk dihet nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Kjo mbetet për t’u sqaruar në vijim nga hetuesit. Ndërkohë policia vijon kontrollet në zonë për të kapur autorin/ët.

1 komente në “Ekzekutimi në Peqin, vëllai i viktimës vrau 44-vjeçarin 6 muaj më parë”

  1. Kritiku says:

    O gazetare injorante qe nuk dini as te lidhni dy fjale, shikoni se si keni shkruajtur si titullin ashtu edhe ne tekst. “…vellai i viktimes vrau 44-vjeçarin…” Çfare eshte kjo menyre e te shkruajtur ne titull ore shpelare? Sa vjeç ishte personi qe u vra, 32 apo 34? Me çfare te drejte nxirrni menjehere fotot e njerezve qe i merrni diku dhe pa pyetur as familjaret i nxirrni neper gazeta? Kur nuk e keni te qarte nese ngjarjet kane lidhje me njera-tjetren perse nxitoni qe te shkruani te tilla idiotesira? Kjo eshte gazetaria shqiptare e zaptuar nga shpellaret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje