Dy ditë pas arrestimit të Izraelitit Rafael Genish dhe bashkëpunëtorëve të tij të arrestuar për mashtrimet përmes Call Center-ave, prokuroria ka zbuluar edhe skemën e përfitimit të shumave monetare dhe mënyrën e rekrutimit të punonjësve.
Referuar dëshmisë së një prej punonjësve të “Call Center-it” të FOREX, periudha e trajnimit të personave që realizonin telefonatat zgjaste 2 deri në 3 ditë, ndërsa nuk kishte asnjë kriter në lidhje me eksperiencën e punës.
Në deklarimin e dhënë përballë hetuesve ajo ka treguar se, punonjësit që mashtronin më shumë kishin përfitimet më të mëdha monetare. Në hetimet e kryera u vunë në pranga 35 personave, ndërsa 22 po hetohen në gjendje të lirë. Për të arrestuarit përfshi edhe izraelitin Rafael Genish që cilësohet si organizator, prokuroria do të kërkojë masën e arrestit me burg me akuzën e mashtrimit kompjuterik.
Ka rezultuar se, këta persona kanë kontaktuar më shumë se dy milionë qytetarë europianë, ku mbi 2 mijë prej tyre kanë arritur të mashtrohen, ndërsa vlerat monetare që përfitonin varionin nga 500 euro e sipër.
Gjatë operacionit Komunikimi janë sekuestruar edhe ambientet ku ushtrohej veprimtaria e Call Center si dhe 123 kompjutura. Sipas hetimeve të gjithë personat që janë vënë në pranga kishin dijeni për veprimtarinë që kryenin pasi të gjithë mbanin emra të rremë dhe përdornin numra të huaj për të komunikuar me shtetasit jashtë Shqipërisë. /abcnews.al
Dy gjona nuk po i marr vesht tek ky lloj shkrim-tregimi .
Akuzohen për mashtrim kompjuterik .
Kjo është grabitje sade fare dhe ma e poshtër dhe e rrezikshme se ato që bëjnë hajdutët e grabitësit ordinerë .
Por thuaj që kështu i intereson Prokurorëve & Co, për të justifiku zbutjen e deri lirimin nga akuzat të atyre që kanë mbërthy .
Pa bo gjo , po të futën në dorë ata , pa të rrujt mirë e mirë nuk të lëshojnë , e jo mo këta me garbitje dhjetra miljona euroshe . Prit , prit kur ti dali fundi, sa do jetë lista dhe shuma .
Po u bo me përfshirjen e prokurorive e prokurorëve ndërkombëtarë , sidpmos të atyre shteteve ku kanë bo zullumin , eh , edhe do dali diçka në dritë , mund të rikuperohen deri në një farë mase vlerat e grabitura , por edhe shpresohet të dënohen . Madje, kërcënimi nga dënimet e larta deri burgime të përjetëshme të disa kokave do i detyrojë jo vetëm të bashkëpunojnë e nxjerrin yrneqet , por të nxjerrin edhe paret pothuajse 100 % .
Amo , po ngeli në dorë të këtyre specialistave tanë , aha , mos prit as pare e shumë pak , shumë pak dënime , sepse do blejnë rënjen e akuzave .
E dyta .
Gjithë ky aktivitet grabitës mu ndën hundën e sa e sa organizmash e policish, që deri me shqelma e kanë kap një plakë të shkretë mbi 70 vjeç , që luftonte për me nxjerrë një çapë buke duke shit dy tufa spinaq, nuk justifikohet e nuk mund të mbulohet . Gjithë kjo lë vizje monetare e mos të pikaset e sinjalizohet nga Banka e Shtetit , nëpërmjet së cilës kalojnë të gjitha , deri tek 5 Euro e 5 Dollar .
Pra, shteti nuk funksionon siç duhet në asnjë hallkë të tij mbi bazën e RREGULLIT .
Derisa asnjë nuk jep mo llogari në asnjë instancë se çfarë bohet në këtë vend e si dhe sa po shtohet borxhi publik . por mjaftohet me dalë nëpër twiter e fejsbuk dhe u kry .
Nga shteti dhe shoqeria e degenerar shqiptare,nuk mund të presësh asgjë të mirë.
Këto laviret që e dredhin zërin kur marin në telefon,më kanë marrë me dhjetra herë dhe kam tallur bythën duke i gënjyer
dhe më merrnin përsëri duke shpresuar ti jepja kordinatat bankare,dhe morën kët manallin tim.
Të gjith punonjësit e dinin që po mashtronin dhe vidhnin.
Policia e shtetit nuk ka kapur asnjë ‘biznesmen’ që meret me call centre duke mashtruar dhe rrjepur njerëzit e thjeshtë në mbarë evropën në bashkëpunim me mafien Italiane , serbe dhe ruse, qipriote, greke, izraelite dhe ukrainase.
Policia e shtetit nuk ka kapur asnjë ‘biznesmen’ që mbledh lekët me fajde për të hapur aktivitete të paligjshme , për pastrim parash etj.
Policia e shtetit nuk ka kapur asnjë oficer ose polic që bashkëpunon me trafikantët dhe mafiozët, kriminelët e hajdutët kur duhet mirë që një pjesë e mirë e policisë së shtetit mer ‘rryshfet’ nga dora e krimit çdo sekondë që kalon.
Në Shqipëri duhet të ndërrohet sistemi politik .Dënimi me vdekje e dënimet e rënda duhet të kthehen se janë super të domosdoshme për të pastruar atë kancer krimesh që ka zaptuar vendin.