SKANDALI: Policja ndihmon vjehrrën e nënkomisarit, tutore prostitutash në një lokal në Tiranë

25 Dhjetor 2021, 16:52Kronika TEMA

Dy punonjës policie në kryeqytet, janë arrestuar me urdhër të SHÇBA-së, me akuzën e korrupsionit, prostitucionit dhe ndryshimit të provave në raste aksidenentesh.

Rasti më i fundit ka ndodhur në një lokal në Tiranë, ku një police ka ndihmuar vjehrrën e kolegut të saj që të ushtrojë aktivitetin e prostitucionit në lokalin e saj.

Në pranga ka rënë N/Komisari F.M., 29 vjeç, me detyrë Specialist në Seksionin e Hetimit të Aksidenteve Rrugore në Komisariatin e Policisë të Qarkullimit Rrugor Tiranë dhe inspektorja me iniciale O.K., 27 vjeçe, me detyrë Operatore e Kamerave në Sektorin e Sallës së Komandimit në D.V.P. Tiranë.

Nga hetimet e SHÇBA-së në Tiranë, del se oficeri i policisë F.M., duke shpërdoruar detyrën, ndryshonte përgjegjësitë e palëve në rast hetimi aksidentesh mes makinave.

Po ashtu, dyshohet se në lokalin e vjehrrës së tij, shtetases S.K., ushtrohej prostitucion, por oficerja e Sallës Operative, informonte 53-vjeçaren për aksionet që organizonte policia, duke arritur të pastronte “gjurmët” e aktivitetit të paligjshëm.

Gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçares në Memaliaj, policia gjeti dhe sekuestroi 2 armë gjahu gjysëmautomatike; sasi fishekësh, që mbaheshin pa leje.

Gjithashtu, shtetasve të mësipërm iu sekuestruan edhe 4 telefona celularë në interes të thellimit të hetimeve për veprat penale të sipërcituara.

1 komente në “SKANDALI: Policja ndihmon vjehrrën e nënkomisarit, tutore prostitutash në një lokal në Tiranë”

  1. rexha 10 says:

    P O L I C I A Q E D U A M P O L I C I A Q E P A T A M P O L I C I A Q E K E M I Kushe eshte me e mira ????????????
    Policia ………………………………………………………………………………….me Minister te Mbrendeshem Kryeministerin EDVIN RAMA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje