Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Koplik. Sipas Klan News një makinë ka përplasur një këmbësor dhe e ka lënë të vdekur në vend.
Deri tani bëhet me dije se viktima është Jakup Reka, ndërsa shoferi ende nuk është identifikuar.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.