VIDEO/ Kishin kthyer banesën në laborator kanabisi, prangosen shtatë persona, mes tyre punonjës të OSHEE

24 Dhjetor 2021, 11:04Kronika TEMA

Shtatë persona, mes tyre edhe 4 elektricistë dhe faturistë të OSHEE-së në Kurbin, u arrestuan sot nga forcat e policisë, në një operacion kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Policia zbuloi  në katin e parë të një banese, një lokal të përshtatur si laborator që shërbente për kultivimin e kanabisit, nëpërmjet ngrohjes me llamba termale.

Forcat e rendit sekuestruan rreth  58 kilogramë cannabis sativa dhe pajisje të ndryshme elektrike, që funksiononin falë lidhjes së paligjshme të energjisë elektrike.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që u arrestuan në flagrancë shtetasit: L. A., 54 vjeç, banues në Bushnesh, Kurbin, T. B., 27 vjeç, banues në Arrameras, Fushë Krujë dhe G. H., 43 vjeç, banues në Tetovë.

1 komente në “VIDEO/ Kishin kthyer banesën në laborator kanabisi, prangosen shtatë persona, mes tyre punonjës të OSHEE”

  1. Kalec Dega says:

    Te pakten Lazaratin e shihje nga larg….lol… e shihnin te gjithe kuq e blu…..

    =
    Sa ka avancuar qeveria Rama…..lol

    lol
    =
    Duhen pare dhe zyrat ku behet media…ndoshta ky shkrim per te hequr vemendjen nga ta…..lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje