Një tentativë arratisjeje është parandaluar ditën e some në spitalin e burgut në QSUT.
Sipas raportimeve të mediave, Bledar Selmanaj ishte shtruar në spitalin e burgut dhe preu shufrat e dritareve me hekur, por që u konstatua nga grupi i sigurisë.
Selmanaj u dërgua në spital mbrëmjen e kaluar pasi kishte tentuar të vetëvritej në Burgun e Peqinit. Ai ishte i arrestuar për vrasjen e 25 vjeçarit Xhuljano Bullari.