5 vite nga vdekja e punëtorit shqiptar, gjykata italiane dëmshpërblen familjen e viktimës

22 Dhjetor 2021, 19:15Kronika TEMA

Një gjykatë në Itali ka dëmshpërblyer familjen e një punëtori shqiptar që humbi jetën 5 vite më parë në vendin e tij të punës.

Ngjarja ka ndodhur në Bologna në verën e vitit 2016, kur shqiptari Lefter Sulaj u rrëzua nga lartësia për shkak të skelave të pasiguruara. Shqiptari humbi jetën në krye të detyrës.

Procesi gjyqësor ka zgjatur 5 vite dhe ka kaluar nëpër vështirësi të shumta. Si përfundim gjykata italiane dënoi me nga 9 vite burgim me kusht 2 pronarë të ndërtesave dhe 2 pronarë të kompanive të ndërtimit.

Po kështu, gjykata vendosi t’i jepen 100 mijë euro dëmshpërblim gruas së viktimës dhe 3 fëmijëve të tij.

Një shumë tjetër prej 5 mijë eurosh u vendos t’i jepet Shoqatës së Punëtorëve të Gjymtuar dhe Invalidë, të cilët kishin ngritur padi.

4 komente në “5 vite nga vdekja e punëtorit shqiptar, gjykata italiane dëmshpërblen familjen e viktimës”

  1. Alban Dega says:

    Kjo eshte Amerika

    PER TE NJEJTIN AKSIDENT ND SHBA FAMILJA E TIJ MERRTE SI SHPERBLIM TE PSKTEN 10 MILIONE DOLLARE ….

    Per nje tragjedi te ngjashme te nje ekuadiriani në Manhattan, NYC, familja e tij u shperblye me 20 milione dollare para dy vjetesh, megjithese ai nuk kishte letra, status ligjor imigracioni në SHBA!
    Kjo eshte Amerika!

    1. vjeshta says:

      Futë aty ku nuk të sheh dielli, amerikën tënde!

    2. Vilsoni says:

      Kjo eshte Amerika eeee ??? Kjo qe shkruan eshte njera ane e medaljes , ana pozitive , tjetra eshte ajo e amerikanit me ngjyre qe dha shpirtin per pak frymemarje , frymemarje qe ska te drejte askush te ta mari , dhe sic e pame dha jeten gjene me te shtrenjte nen gjurin e oficerit te policise ……edhe kjo Amerika …..mire e kishe duke share Saliun nga mengjesi deri ne darke , mos u ngatero me keto pune ..

  2. rexha 10 says:

    Kaqe vlene jeta ne Itali .Edhe se eshte shtete qe u ngrite mbi parimin e te drejtes se punes ,.5 vjete per te mbyllur nje hemoragji qe nuke ka dite qe te mose ndodhin aksidente.Esi munde ti kerkoshe llogari padronit ,kure paguan 100 000eura per nje jete te humbur. Shteti e vrau per here te dyte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje