Një 56-vjeçar është dhunuar në mes të rrugës në Divjakë dhe ka humbur ndjenjat pasi ka rënë pre e një grabitje. I lënduari me iniciale Ll.M. u godit në rrugë me sende të forta nga një 54-vjeçar me iniciale E.GJ. Ky i fundit i mori më pas edhe portofolin me një sasi parash.
Ka qenë vetë i dëmtuari që njoftoi policinë për ngjarjen e ndodhur. Uniformat blu arritën të identifikonin dhe të lokalizonin 54-vjeçarin duke e arrestuar brenda një kohe të shkurtër. I dyshuari me iniciale E.GJ. akuzohet për “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasin E. Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë. Ai është person me precedent të mëparshëm penal i dënuar për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të parave që autori i ka vjedhur me dhunë 56-vjeçarit.