Shpërthim tritoli pranë Saukut, dëmtohen disa mjete

20 Dhjetor 2021, 21:10Kronika TEMA

Një shpërthimi i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e së hënës në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit.

Sipas të dhënave paraprake mendohet se shpërthimi është shkaktuar nga një sasi lënde plasëse e vendosur në anë të rrugës.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e disa mjeteve të parkuara. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje