Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur pasditen e së dielës në zonën e “Skelës” në Vlorë.
Nga të dhënat e para mësohet se një person, i cili është identifikuar si shtetasi Indrit Manush Sadedinaj, 33 vjeç, ka mbetur i plagosur. Burime bëjnë me dije se 33-vjeçari është futur në garazhin e tij për të marrë automjetin dhe atë moment eksplozivi ka shpërthyer.
Sadetini i kishte shpëtuar një atentati në vitin 2017 kur i kishin vënë eksploziv në makinë. Në atë kohë ai e pikasi lëndën shpërthyese dhe njoftoi policinë.
I riu është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës pasi ka marrë lëndime të shumta në gjymtyrë. Ndërkohë që shërbimet e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
Shko po deshe per pushime ne Vlore te lesh koken, keta derra ja kane kaluar malokeve….. Vlora eshte baze e krimit prandaj policia ne kete qytet duhet te punoi shume, ka shum vrases me pagese qe te vrasin per pak leke…