Nën hetim për fshehje pasurie, SPAK sekuestron dy prona të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza

17 Dhjetor 2021, 11:25Kronika TEMA

SPAK ka vënë nën hetim ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza për dy akuza, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, ish-gjyqtarit i janë sekuestruar dy pasuri, një apartament dhe një garazh, pasi nuk i justifikonte me burime të ligjshme.

Thanza është shkarkuar nga Vettingu pikërisht për probleme me justifikimin e pasurisë. Po ashtu gjatë hetimit administrativ nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit rezultoi që ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë të kishte fshehur edhe një dënim të marrë në Itali për vjedhje. Dënimi ishte me 40 ditë burg që më pas i ishte konvertuar.

Gjatë përballjes me KPK, ishte Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që e relatoi faktin që Admir Thanza ishte i dënuar në shtetitn Italian. Ai e ka pranuar si fakt por në atë kohë deklaroi se ka marrë përsipër dënimin për kunatën e tij. Thanza është gjyqtari i katërt që është nën hetim nga SPAK për fshehje të pasurisë.

1 komente në “Nën hetim për fshehje pasurie, SPAK sekuestron dy prona të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza”

  1. Rrofte Drejtesia says:

    Si Basha , Rama, Meta marrin vota me ndihmen e botes se krimit.Asnje deri tani nga koleget kriminal te siperpermundurve nuk jane prekur nga SPAKTAKU I Rambashberishmetes, lol
    =
    =
    lol
    Amaneti i Lu Lu-se dhe Kim….per te luftuar cironkat, viktima te sistemit te kalbur dhe kriminal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje