Avokati i Kokës: Fillimi i procesit është politik, s’është normale që ai të arrestohet

16 Dhjetor 2021, 13:42Kronika TEMA

Avokati i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka thotë se arrestimi i klientit të tij nuk është normal, duke pasur parasysh funksionet dhe detyrat e larta zyrtare që ka mbajtur ai.

Sipas tij, Koka nuk është marrë asnjëherë në pyetje në lidhje me çështjen për të cilën akuzohet, teksa shtoi se ish-ministri  është i pafajshëm.

Avokati tha gjithashtu se masën e sigurisë arrest në burg do ta apelojnë.

“Lefter Koka mbajti atë qëndrim që i përgjigjet të vërtetës, që është krejtësisht i pafajshëm. Konfirmoi dhe njëherë që nuk ka asnjë përgjegjësi në lidhje me procedurat për impiantin. Nuk u fol për përgjegjësi të të tjerëve.

Ai thotë që në gjithë këtë proces të impiantit të Elbasanit nuk ka përgjegjësi asnjë, ai nuk aludon dhe as mendon që ka përgjegjësi ndonjë tjetër. Ai akuzohet për shpërdorim detyre kur gjithë procedura që ai paraqiti është që ai nuk ka asnjë përgjegjësi.

Nuk është pyetur asnjëherë dhe nuk është normale. Fillimi i këtij procesi ka qenë politik. Sot mora vesh që është bërë prapë një shtojcë kallëzimit nga LSI. Unë mendoj që është momenti politik që ka diktuar. Nuk është normale që një person, ish-ministër, ish-deputet të merret nën hetim befas dhe të arrestohet kur nuk është pyetur asnjëherë.

Nuk është absolutisht normale që ish-ministri të merret i arrestuar. Do bëjmë ankimin tonë në Gjykatë të Apelit”, deklaroi avokati mbrojtës i Lefter Kokës.

2 komente në “Avokati i Kokës: Fillimi i procesit është politik, s’është normale që ai të arrestohet”

  1. Sara says:

    me kete avokat qe ka e ka te sigurte burgun….

  2. Britney Spears says:

    Prandaj kriminelet i futen politikes qe kur te arrestohen te thone eshte politike.
    Cfare lidhje ka psh Flamur Noka ose Edi Padhoka me politiken?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje