E arrestuar për korrupsion, gjyqtarja Enkeleida Hoxha ankimon shkarkimin nga detyra

15 Dhjetor 2021, 11:47Kronika TEMA

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha e arrestuar për “korrupsion” ka ankimuar në Komisionin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për shkarkimim e saj nga detyra.

Hoxha është shoqëruar nga Policia e Burgjeve për seancën në KPA.  Më 2 dhjetor, SPAK kërkoi dënimin e saj me 3 vjet e 6 muaj burg për akuzën e “korrupsionit”.

Gjyqtarja u arrestua së bashku me disa punonjës të Gjykatës së Krujës, pas hetimeve disamujore dhe zbulimit të një skeme mashtrimi për lirimin e disa të dënuarve, ndër të tjerët Endrit Doklen, Hekuran Billën dhe Ilir Pajën.

 

1 komente në “E arrestuar për korrupsion, gjyqtarja Enkeleida Hoxha ankimon shkarkimin nga detyra”

  1. Angjelini says:

    Une mendoj se ti duhet te behesh krytare e larte e drejtesise per lirimin e te gjithe kriminelve me burgim te perjetshem. Shife shushonjen kerkon akoma te jete ne sistemin e drejtesise. Cfare hajdutje e pafetyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje