Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka dhënë këtë të enjte masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.
Koka akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.
Ish-ministri i Mjedisit u arrestua dy ditë më parë pas hetimeve të SPAK në lidhje me incenderatorin e mbetjeve të Elbasanit. Ndaj tij, GJKKO vendosi arrest në burg në mungesë me kërkesë të SPAK dhe vendimi u ekzekutua nga policia.