Ministria e Drejtësisë përcjell në Itali kërkesën për ekstradimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Dosja përmban vendimin e GJKKO dhe SPAK për dënimin e tij me 2 vite burg.
Kërkesa u përcoll në rrugë diplomatike përmes Ministrisë së Jashtme.
Dje, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dorëzoi dokumentacionin e nevojshëm pranë Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e ish-prokurorit Adriatik Lllalla, i cili është arrestuar më 10 dhjetor në Romë.
Burime zyrtare të SPAK i thanë A2CNN se ish-prokurori i Përgjithshëm, Llalla është prangosur në Romë, të premten, më 10 dhjetor 2021.
Sipas burimeve, autoritetet homologe italiane kanë njoftuar në rrugë zyrtare Prokurorinë e Posaçme se Llalla është arrestuar në zbatim të urdhër-kërkimit ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij.
Ok.Tani dy fjale per ata qe s’i dine(apo s’duan ti dine) procedurat e azilit politik ne EU.Ish prokurori ka te drejte ne momentin e arrestimit(edhe pse ishte ne kerkim nderkombetar) te kerkoj azil politik me argumentin baze:i rrezikohet jeta ne vendin e orrigjines per arsye se vendi si jep garanci ne kushtet e izolimit(burg).Argumenti bie(zakonisht brenda nje periudhe te shkurter vjen pergjigjia) se eshte denuar jo per shkaqe politike po ordinere dhe shteti Shqiptar tanime ka dhe burgje klasi first.Do te duhet te pres ministrja per 1/2 muaj dhe me pas :tik-tak tik-takora po fillon……….Le te presim.Nderkohe paste kemben e mbare SIC thote Sokol Pepushaj te Pamfleti.