EMRAT: Kush janë 3 gjyqtarët që do të vendosin për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën

17 Dhjetor 2021, 13:27Kronika TEMA

Gjykata e Posaçme e Apelit njoftoi se është plotësuar treshja e gjyqtarëve që do të rigjykojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drjetuesin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Seanca e parë është caktuar për t’u zhvilluar më 20 dhjetor, ndërsa njoftohet se Irgerta Hysi është gjyqtarja e tretë që i bashkohet dy gjyqtarëve të caktuar më parë për çështjen, Daniela Shirka dhe Engert Pëllumbi.

Gjatë dëgjimit të pretendimit të palëve në seancë, SPAK kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Apelit, që nga ana e tij kishte vendosur për kthim të çështjes në gjykim në Shkallë të Parë.

Rekurs për çështjen ka bërë edhe prokuroria, e cila i qëndron kërkesës për dënimin e Tahirit me 12 vite burg për “trafik narkotikësh” dhe “grup të strukturuar kriminal”. Sipas prokurorisë, Tahiri dhe i bashkëpandehuri i tij, Jaeld Çela, kanë garantuar grupin e “Habilajve” në trafikun e sasive të mëdha të kanabisit nga Shqipëria në Itali.

Përballja e Tahirit me drejtësinë nisi në nëntor 2017, kur ai u dyshua si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës. Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda, rrëzoi akuzat për trafik droge e grup kriminal dhe e fajësoi ish-ministrin për “shpërdorim të detyrës”. Apeli i Posaçëm e vlerësoi si të gabuar rikualifikimin e veprës penale për ish-ministrin dhe ktheu dosjen për rigjykim në Shkallën e Parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje