“Të jetë model në zbatimin e ligjit”, Manja prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Falënderoj Agimin për punën e bërë, eksperienca e tij është e çmuar dhe do donim mos i shkëpuste urat e komunikimit

20 Dhjetor 2021, 13:17Kronika TEMA

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka prezantuar sot Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Admir Abrija, i cili zëvendëson në këtë detyrë Agim Ismaili.

Në fjalën e tij prezantuese përpara gjithë stafit menaxhues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Manja bëri një prezantim të shkurtër të punës dhe arritjeve të ish-drejtorit Ismaili, duke vlerësuar angazhimin e tij prej marrjes së kësaj detyre.

“Falënderoj Agimin për punën e bërë. Eksperienca e tij është e çmuar dhe do të donim që ai të mos i shkëpuste urat e komunikimit me Ministrinë e Drejtësisë, edhe pas çdo detyre që do t’i caktohet”, ka thënë Manja.

Ndërkohë ai ka përmendur karrierën e Abrijas, duke e cilësuar atë mjaft pozitive, si dhe mundësinë që i jepet drejtorit të ri të burgjeve të punojë me një kuadër të ri ligjor në sistemin penitenciar.

“Në bisedën me Admirin, i kam parashtruar vizionin dhe objektivat e mia. Pres që ato të vihen në jetë nga dita në ditë”, është shprehur Manja, dhe më pas duke iu drejtuar gjithë stafit, ka paralajmëruar filtrim të të gjithë burimeve menaxhuese, menjëherë pas mbylljes së këtij viti.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, dhe e gjithë piramida e këtyre institucioneve, pavarësisht gjithë problematikës për të cilën unë jam në dijeni të plotë, duhet të jetë model në zbatimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Nuk dua të kemi ngjashmëri as hipotetike me imazhe që herë pas here vijnë nga institucione të tilla nga vendet fqinjë”, ka thënë Manja, i cili në mbyllje të fjalës së tij ka uruar gjithë të pranishmit për festat e fundvitit, pa harruar të kujtojë se deri në datën 5 Janar, masat në IEVP janë të shtuara.

1 komente në ““Të jetë model në zbatimin e ligjit”, Manja prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Falënderoj Agimin për punën e bërë, eksperienca e tij është e çmuar dhe do donim mos i shkëpuste urat e komunikimit”

  1. Hipokriti frikash says:

    Hipokrit si ceveria etij
    https://dosja.al/ekskluzive-efektivi-drejtori-na-detyroi-te-shkonin-tek-rama-per-aeroportin/
    Keshtu do t forcoj ligjin ulsi manja
    Pyeteti hipokritik a ka na ndonje verifkim per politizimin e burgut vlore ne 28 nandor si reoart mnifestimi elektoral i ed rames
    Pyeteni ket hipokrit ministrer pse nukguxon me verifikue kamikazin e danianit ne burgu vlore
    Pyeteni edhe vete ju te temes pse nuk hetoni skandalin e politozimit meqe ky minister ska bithe ta beje kete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje